Ky aksion i Policisë së Kosovës është shndërruar në tmerr për Serbinë! Profesori befason: Kosova është e rrezikuar nga shqiptarët!

Politika

Ky aksion i Policisë së Kosovës është shndërruar në tmerr për Serbinë! Profesori befason: Kosova është e rrezikuar nga shqiptarët!

Nga: N. Sh. Më: 2 tetor 2024 Në ora: 18:30
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar nga Serbia sa kohë që atë e rrezikojmë vetë ne shqiptarët.

Kështu është shprehur profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi, i cili thotë se, prej vitit 1999 e këtej shqiptarët patën kohë të bëheshin një dhe të largonin nga vetja çdo rrezik që u vjen nga Serbia apo cilido shtet tjetër në rajon.

Por sipas tij, në vend që të bashkoheshim me njëri-tjetrin, një pjesë e lidershipit shqiptar u bashkua me Serbinë, kjo është arsyeja pse na rrezikon ende sot pas 25 vitesh Serbia.

“Aktualisht Kosova nuk është aq e rrezikusr nga ushtria dhe forca ushtarake e Serbisë, sa nga shumë shqiptarë, të cilët kanë harruar Serbinë dhe luftojnë kundër përpjekjeve të qeverisë për ta shtrirë sovranitetin e Kosovës në veri të vendit. Kosova rrezikohet prej atyre shqiptarëve që mendojnë dhe besojnë se ajo nuk është e aftë të mbrohet nga Serbia. Që besojnë se ushtria e Milosh-Vuçiqit për 24 orë vjen në Prishtinë. Rrezikohet dhe kërcënohet nga disfatistët, nga bythëpambukasit, nga ata që për të mbrojtur pasuritë e grabitura të qytetarëve kosovarë janë gati ta pranojnë sovranitetin serb në Kosovë”, shprehet ai.

Bytyçi thotë se, sigurisht që edhe ushtria e Kosovës, armatosja e saj me armë modern, shtimi i numrit të ushtarëve dhe oficeravë serbë, si dhe struktura elitë e ushtrisë së Serbisë e rrezikojnë dhe e kërcënojnë sovranitetin serb në Kosovë.

Image
Enver Bytyçi

“Sipas pohimeve të ekspertëve të sigurisë në territorin serb po stërviten 600-800 forca ushtarake special, me qëllim ndërhyrjen në veriun e Kosovës dhe aneksimin e saj. Unë mendoj se këto informacione janë të sakta dhe të vërteta. Kjo sepse lidershipi politik dhe ushtarak i Beogradit dëshiron të mësojë nga dështimi i 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë. Asgjësimi i bandës terroriste me mbi 100 anëtarë atë ditë, ose paralizimi i saj, ishte një goditje e paparashikuar për ideatorët dhe organizatorët e atij akti. Ata nuk kishin menduar se policia e Kosovës është aq e përgatitur profesionalisht e fizikisht, sat ë paralizojë akte të tilla terroriste Brenda disa orësh. Aq më tepër që armatimi i atij grupi armiqësor ishte shumë modern dhe shumë i madh. Terroristët serbë të Banjskës shfrytëzuan para një viti statusin e Kishës Ortodokse Serbë në këtë fshat, e megjithatë u dekonspiruan dhe u ekspozuan para armëve të policisë së Kosovës në atë mënyrë, që vetëm ndërhyrja e KFOR-it i shpëtoi. Ajo ngjarje është shndërruar në makth për strukturat e shtetit, të ushtrisë dhe të sigurisë së Serbisë”, potencon profesori, i cili shton se, prandaj në Beograd mund e duhet të bëhen plane për një veprim terrorist tjetër më të sofistikuar dhe më të struktuar me një numër më të madh ushtarësh e oficerësh serbë.

“Ka njerëz nga ana jonë shqiptare, të cilët besojnë se nuk do të përsëritet Banjska. Dhe këtë e argumentojnë me faktin që Beogradi po blen nga Parisi 12 aeroplanë luftarakë Raffalo. Sipas këtyre optimistëve blerja e atyre avionëve luftarakë nga Serbia bëhet me kusht që ushtria serbe të mos veprojë kundër vfendeve fqinjë dhe të mos destabilizojë rajonin e Ballkanit. Edhe nëse është parashtruar ky kusht, serbët nuk kanë asnjëherë besë. Në momentin që ata e shohin të favorshme kohën për ta, nuk ngurojnë të veprojnë kundër popujve jo serbë për territore e sidomos kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës. A është tani momenti? Mendoj se jo. Në Beograd e dinë se nëse në këto kohë ndërmerret ndonjë aventurë terrorizmi kundër Kosovës, kjo nuk do të ketë sukses. Ardhja e 200 ushtarëve britanikë të NATO-s në Kosovë e disa prej tyre në Maqedoninë e Veriut për të mbrojtur vijën lindore prej Adriatikut në Detn e Zi, është paralajmërim sidomos për Serbinë.  Ata ushtarë të elitës special të NATO-s vijnë për herë të parë në rajon. Janë britanikë. Janë pjesë e NATO-s por mesa duket jo edhe e KFOR-it. Megjithatë veprojnë në rast nevoje në bashkëpunim me KFOR-in. Ata janë një sfidë e re për stabilitetin në Kosovë e në të gjithë rajonin”, thotë profesori.

Ndërkohë sipas tij, ushtria dhe policia e Kosovës janë tashmë të stërvitura e të përgatirura në kampet e NATO-s dhe vendeve anëtare të tyre.

“Profesionalizmi i tyre është në nivel më të lartë sesa në të gjitha ushtritë e shteteve të rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Por mbi të gjitha ushtria, policia dhe forcat e armatosura të Kosovës janë të motivuara nga pikëpamja patriotike më shumë se çdo ushtri tjetër në continent për të vepruar me guxim dhe trimëri për mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Këtë e dëshmoi Banjska, por e kanë dëshmuar edhe stërvitjet e shumta që janë bërë bashkë me NATO-n, ose veçmas. Megjithatë Serbinë ne e mundim përfundimisht, nëse bashkohemi, nëse do të bindemi se tashmë nuk ka asnjë shans që ushtria serbe të na dëmtojë e të na kërceënojë. Në këtë moment ne e kemi fituar lutën. Sa më të guximshëm e të vendosur të jemi si popull e si komb në mbrojtje të lirisë, integritetit, sovranitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar, aq më pak na rrezikon ne Serbia”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat