A po rrezikohet Ballkani nga një luftë e re, gjeneral major Racaj paralajmëron: Serbia çdo ditë po armatoset dhe është kërcënim për..

Politika

A po rrezikohet Ballkani nga një luftë e re, gjeneral major Racaj paralajmëron: Serbia çdo ditë po armatoset dhe është kërcënim për..

Nga: H.O. Më: 2 tetor 2024 Në ora: 21:03
Ilustrim

Bota aktualisht po përballet me dy luftra të ndryshme, që kanë filluar për disa vite më radhë. Derisa lufta Rusi-Ukrainë po mbush gati tre vite, po zhvillohet edhe lufta në mes të Izraelit dhe Iranit.

Sado me kërkesat dhe përpjekjet e shteteve të tjera të mëdha, që këto luftra të përfundojnë, ato ende janë duke u zhvilluar.

Më tensione dhe kërcënime po përballet edhe Ballkani. Një situatë e rëndë në këtë pjesë ishte parashikuar që kur filloi lufta në Ukrainë. U tha se Rusia do të përkrahte Serbinë gjenocidale që të shkaktoj tensione në Ballkan, e më së shumti në Kosovë.

Gjeneral major Muhamet Racaj, ka folur në një intervistë lidhur me atë se, a mund të ndikojnë luftërat tjera në botë, që në Ballkan të ketë një luftë të re?

Image
Gjeneral major Muhamet Racaj

“Bota vërtetë po përballet me përsëritjen e dimensioneve të ngjarjeve dhe lëvizjeve të viteve të 1920-30 ta të shekullit 20, prandaj mesazhet e tilla duhet të kuptohen në thelb.  Nëse sot Putini është Hitleri i ri, Kina është njëlloj BRSS-je në ngritje, Irani është Perandoria e mbetjeve fashiste teokratike, Koreja Veriore është kombinimi i të gjitha logjikave të dhunshme, ndërsa shumë shtete në Afrikë tashmë janë rikthyer nën regjime të egra ushtarake. Në këtë situatë, me përhapjen e luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zjarri mund të përfshijë lehtësisht Ballkanin Perëndimor. Fuqitë e mëdha janë kthyer në ditët e Luftës së Ftohtë dhe udhëhiqen nga parimi “çfarë është e mirë për ta është e keqe për ne”, pra: “kush kujt”, vlerëson Racaj.

Ai thotë më tutje se, bashkësia ndërkombëtare ka marrë masa parandaluese dhe është e vendosur që zona e Ballkanit Perëndimor nuk guxon të rikthehet as në Luftërat Ballkanike as në luftën e parë botërore dhe as në Luftërat Gjenocidiale të Millosheviqit.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit përveç Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës janë anëtarë të NATO-së dhe janë nën ombrellën e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, kurse në Republikën e Kosovës është misioni i NATO-së, KFOR mendoj se është e pamundur për momentin të ketë një luftë në Shtetet e Ballkanit edhe pse Serbia çdo ditë po armatoset dhe është kërcënim për shtetet e Ballkanit. Mund të ketë konflikte të brendshme në shtetet e Ballkanit me ndikimin e luftës hibride Serbo-Ruse”, thekson ai për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat