A po kërcënohet Ballkani?/ Ish-zyrtari i lartë vjen me lajmin jo të mirë për Rusinë dhe Serbinë – jep këtë mesazh!

Politika

A po kërcënohet Ballkani?/ Ish-zyrtari i lartë vjen me lajmin jo të mirë për Rusinë dhe Serbinë – jep këtë mesazh!

Nga: M.Haziri Më: 4 tetor 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të enjten se rajoni i Ballkanit ka gëzuar shkallën më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë gjatë 25 viteve të fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia ngadhënjen në Ukrainë dhe inkurajon kësisoj zgjerimin serb.

Kryeministri Kurti, tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, kryeministri Kurti argumentoi se një Rusi më e fortë do të trimëronte Serbinë dhe jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja, Mali i Zi dhe “ndoshta Maqedonia e Veriut” do të rrezikoheshin nga ato që ai i përshkroi si ambicie ekspansioniste serbe.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara dhe bisedimet 13 vjeçare të normalizimit të lehtësuara nga Bashkimi Evropian nuk kanë shënuar ndonjë përparim, veçanërisht pas një shkëmbimi zjarri në shtator të vitit të kaluar midis serbëve të maskuar të armatosur dhe policisë së Kosovës, që la pas vetes katër të vrarë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish-zyratri i lartë Izmi Zeka.

Image
Izmi Zeka

Ai për gazetën thotë që Rusia ka ndikim në Ballkan dhe se si e tillë është normale që një Rusi e dobët do të shuante edhe shpresat sidomos të serbëve në Ballkan që janë faktor destabilizues dhe jo vetëm.

Mirëpo Zeka thekson që Kosova nuk është në situatë që mund të rrezikohet nga ambiciet serbe.

“Problemet në botë po marrin zhvillime të reja. Rusia ka ndikimin në Ballkan dhe si e tillë është normale që një Rusi e dobët do të shuante edhe shpresat sidomos të serbëve në Ballkan që janë faktor destabilizues dhe jo vetëm.

Por nuk duhet harruar se Kosova në situatën që është nuk rrezikohet nga ambiciet serbe as edhe të tjerëve. Shqiptarë në Ballkan tani janë forcë kohezive e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

KFORI është këtu thënë shkurt Nato-ja, në anën tjetër Shqipëria si vend i Nato-s që shikuar nga analiza strategjike kosova nuk preket nga këto zhvillime”,shpjegon ai.

Sipas Zekës, Serbia ende jeton me iluzion mirëpo që gjërat në Ballkan kanë ndryshuar.

Serbia do të jetoj me këtë iluzion gjatë por rrethanat dhe interesat në Ballkan kanë ndryshuar dhe nuk janë në koherencë me politikat serbe qoftë edhe me mbështetjen e Rusisë.

Kosova duhet të ruaj dhe mirëmbajë politikat e saja me SHBA , Britaninë e Madhe dhe BE-në.

Serbia nuk mund të kthehet më sikur ishte më parë, pavarësisht përpjekjeve të saja për të dominuar Ballkanin Perëndimor me politikat shoviniste që ka”, u shpreh Zeka.

Në fund, ish-zyrtari i lartë thekson që një Rusi e fortë ngjallë apetitet e shteteve që kanë lidhshmëri dhe interesa të përbashkëta, por përsëri Ballkani nuk rrezikohet në përmasat e fjalorit që po përdoret.

Kjo nuk do koment se një Rusi e fort jo vetëm këtu por edhe në vendet e ndryshme të botës ngjall apetitet e shteteve që kanë lidhshmëri dhe interesa të përbashkëta.

Por pavarësisht Rusisë, Ballkani nuk rrezikohet në përmasat e fjalorit që po përdoret nga politikan tek ne dhe në Evropë”, përfundoi Izmi Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat