“Mund të jetë veriu i Kosovës ose Mali i Zi”, eksperti nga Brukseli me deklaratë të fortë për Vuçiqin: Ja çka po përpiqet të rrëmbejë!

Politika

“Mund të jetë veriu i Kosovës ose Mali i Zi”, eksperti nga Brukseli me deklaratë të fortë për Vuçiqin: Ja çka po përpiqet të rrëmbejë!

Nga: A.M. Më: 5 tetor 2024 Në ora: 19:28
Toby Vogel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha të enjten agjencisë së lajmeve Associated Press se rajoni i Ballkanit ka gëzuar shkallën më të madhe të paqes, lirisë dhe demokracisë gjatë 25 viteve të fundit, por se kjo mund të ndryshohet nëse Rusia mbizotëron në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.

Kurti potencoi se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus.

Krahs kësaj, kryeministri ynë argumentoi se një Rusi më e fortë do të trimëronte Serbinë – dhe se jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja, Mali i Zi dhe ndoshta Maqedonia e Veriut do të rrezikoheshin nga ato që ai i përshkroi si ambicie ekspansioniste serbe.

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel në një prononcim për “Bota sot” foli mbi këtë paralajmërim të kryeministrit Kurti dhe rrezikun që i kanoset rajonit të Ballkanit.

Ai tha se Krurti vetëm e ka thënë atë që është e dukshme dhe që çdo ndërkombëtarë duhet ta di këtë gjë, se Vuçiqi është i mbështetur nga Rusia.

“Kryeministri Kurti thjesht po artikulon atë që është e dukshme për çdo vëzhgues të Ballkanit Perëndimor – se Rusia mbështet Vuçiqin, i cili ka përqafuar plotësisht ideologjinë e “botës serbe” me axhendën e saj revizioniste dhe planet e saj kulturore, politike, ekonomike dhe territoriale kundër fqinjëve të Serbisë”, nënvizoi eksperti nga Brukseli.

Krahas kësaj, ai potencoi se Vuçiq nuk do luftë, por do të përpiqet të rrëmbejë diçka, si është veriu i Kosovës ose edhe Mali i Zi.

“Ndërsa Vuçiç është një lojtar i kujdesshëm dhe nuk ka interes për kaosin e përgjithësuar apo luftën në rajon, ai do të përpiqet të rrëmbejë çdo gjë që ndjen në gjendje, dhe çfarëdo që ai ndjen se ka mbështetjen perëndimore ose të paktën pranimin. Ky mund të jetë veriu i Kosovës ose Mali i Zi, mund të jetë Republika Srpska ose Maqedonia e Veriut”.

Në fund, Vogel shtoi se Perëndimi nuk po bën asgjë për t’iu kundërvënë “botës serbe” dhe sipas tij kjo tregon diçka.

“Fakti që Perëndimi po e mbështet Ukrainën në luftën e saj ekzistenciale kundër ideologjisë imperialiste “Russkiy mir” dhe synimeve të saj ekspansioniste, por nuk bën asgjë për t’iu kundërvënë “Botës serbe” – në fakt, madje edhe e mohon ekzistencën e saj – kjo tregon diçka”, përmbylli Toby Vogel për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat