Analisti paralajmëron opozitën: Rezultati i zgjedhjeve sikurse i 14 shkurtit 2021!

Politika

Analisti paralajmëron opozitën: Rezultati i zgjedhjeve sikurse i 14 shkurtit 2021!

Nga: N. Sh. Më: 7 tetor 2024 Në ora: 16:43
Opozita në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.

Për zgjedhje te reja në Kosovë, ka folur profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

Ai shprehet se, partitë politike PDK, LDK dhe AAK që nga 14 shkurti 2021 të cilat janë në opozitë është pasi qeveritë e tyre e bënë berllog Kosovën.

Sipas tij, qeveritë e tyre përfunduan keq e më keq me afera dhe skandale ndër më të ndryshmet.

“Mandatët i përfunduan ashtu siç i përfunduan me turp, pa dinjitetshëm, pa politikë shtetformuese, por me shumë politikë shtetshkatërruese me të cilën e qitën në pazar edhe vendin. Derisa ju po bëheshit milionera, populli e kishte marrë vrapin, ikjen nëpër Evropë për një kore buke për fëmijët e tyre. Kjo është e gjitha, është meritë e popullit që tashti nuk jeni në qeveri, duhet të mësoheni të jetoni edhe në opozitë, sepse sipas te gjitha gjasave këtu do të qëndroni shumë gjatë, anipse kjo nuk po ju pëlqen, nuk jeni mësuar më qendru në opozitë sepse vendi në opozitë nuk ju sjellë benefite sikur ishit në pozitë, në qeveri, nuk mund të vjedhni dhe të plaçkiteni këtë ven”, thotë Maxharraj.

Ai shprehet se, edhe në opozitën e mirëfilltë partitë mund të jenë kreative, të veprojnë dhe kontribuojnë për shtetin, por këtë nuk po e bën opozita sepse shumë keq e ka fëlliqë këtë shtet.

“Krejtë puna e juaj në opozitë po ju shkon huq. Në vend të kontributit të juaj, ju e keni humbë orientimin të qenunit në opozitë. Krejtë energjinë e Juaj po e drejtoni në drejtim të gabuar në  luftë për mbrojtjën e punëve të pista të juaja sa ishit në qeveri, në pozitë, duke i mbrojtë hajnitë, plaçkitjet dhe korrupsionin për të cilët u ka hyer firka në palcë”, shton ai.

Profesori shprehet se, kjo nuk është e gjitha.

“Edhe të qenunit në opozitë kërkon do rregulla të mirësjelljës për ndihmë pozitës në qeverisje të mirë. Por ju këtë nuk po e bëni, që katër vite jeni bërë si bishat e egra, po turreni vrap e pa vrap, po turreni në Parlament e qeveri dhe kudo tjëtër që ta lani fytyrën e juaj të papastër, thua se kjo qeveri i ka fajet për të gjitha punët e pista që ia keni bërë këtij vendi për të gjitha ato vite sa ishit në pozitë, në qeveri. Duhet të harxhoni shumë deterxhentë që ta shpëlani fytyrën e juaj të papastër”, thotë ai.

Ai shton se, opozita që katër vite kanë drejtuar kritikat ndaj qeverisë Kurti, kur ai po mundohet të shtrij sovranitetin edhe në veri të Kosovës, të cilin opozita e humbën sa ishin në qeverisje.

“Ju heshtni kur kjo qeveri përplaset me kriminelët dhe bandat terroriste të Radoiçiqit me CO, të ndërsyer nga krye çetniku dhe krye fashiste Aleksander Vuçiq krimineli ordinar. Ju heshtni si macat e cofta duke mos e thanë asnjë fjalë për veprimet e Serbisë në veri të Kosovës, e cila kërcënohet për çdo ditë bile edhe me luftë. Ne vend se të bënint punë të mira siç i ka hije opozitës, duke e ndihmuar qeverinë në çështjet madhore të shtetit ju ishit në sulm ndaj qeverisë Kurti II sepse me ngulm ai kërkonte dhe e bënte për ta “çliruar veriun e okupuar” nuk ia prishët rehatinë Vuçiqit rreth sulmeve të tijë përmanente për Kosovën dhe rreth sajë”, potencon Maxharraj.

Profesori thekson se, opozita më shumë për këto katerë vite ishte servil dhe në sherbim të Vuçiqit.

“Por, nuk ka dhe nuk do të këtë koordinim me të gjithë ata që edhe më tutje kërkojnë që të mos preken strukturat paralele çetniko-fashiste në veri pa lejen e tyre. Po të mos vepronte kryeministri Kurti në ndekjen e këtyre strukturave paralele ende sot do t’i kishin kriminelët, bandat kriminele me Radoiçiqin në kry duke kaluruar në veriun e Kosovës, por s’janë, i ndoqi qeveria e Kosovës me në krye Kurtin, me apo pa koordinim sepse në shtëpinë tonë na jemi vetë zot shtëpie. Dhe tashti që populli i di të gjitha këto nuk jeni fortë në komoditet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, i cili do të jetë ose do t’i përngjajë atij të para katër viteve të 14 shkurtit 2021. Zgjedhjet po afrohen me shpejtësi rrufeje e cila më së shumti do ju godas juve të opozitës që për katër vite lëshuat helm e vrerë kundër qeverisë, kundër shtetit vetëm për të ardhë në pushtet, por jo populli, votuesi nuk do ju lë të kapni pushtetin e as ta shkatërroni edhe më tej, sepse ju ishit opozita më e dobët dhe më turpshme për këto tri dekada të shtetbërjës, ju krejtësishtë e keni humbur sensin e të bërit politikë konstruktive”, thotë profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat