Gjykimi në mungesë të të pandehurit/ Avokati Bajraktari jep shpjegimet – zbulon qëllimin e këtij vendimi!

Politika

Gjykimi në mungesë të të pandehurit/ Avokati Bajraktari jep shpjegimet – zbulon qëllimin e këtij vendimi!

Nga: M.Haziri Më: 8 tetor 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Gjykimi pa prezencën e të akuzuarit ka arritur të ngre debate.

Çedomir Aksiq është i akuzuari i parë ndaj të cilit nisi gjykimi pa prezencën e tij.

Gjykimi ndaj tij bëhet për akuzat për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë dhe ka filluar një vit më parë për të vazhduar më pas edhe me ngritjen e aktakuzave të tjera në mungesë, për krime lufte.

E në lidhje me këtë çështje ka folur për “Bota sot”, avokati Ardian Bajraktari.

Ai thotë që prezenca e të pandehurit është rregull dhe standard në procesin gjyqësor.

Image
Ardian Bajraktari

Ndër tjera avokati tregon që ka dy përjashtime sipas Kodit të Procedurës Penale, neni 303, për gjykim në mungesë.

“Prezenca e të pandehurit në proces gjyqësor është rregull dhe standard, mungesa e tij, apo gjykimi në mungesë është përjashtim nga rregulli.

Legjislacioni ynë, përkatësisht Kodi i Procedurës Penale, neni 303, i ka dy përjashtime, përjashtimi i parë, zbatohet për të gjitha veprat, por që kush i domosdoshëm është që i pandehuri me qenë i pranishëm në shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin kryesor ku i bëhet e qartë për mundësinë e gjykimit të tij edhe pa prezencën e tij. Një rregullim i tillë është bërë me qëllim që proceset gjyqësore me pas epilog, mos me u zvarritë pafundësisht.

Kurse përjashtimi i dytë është gjykimi edhe pa prezencën e të pandehurit në asnjë nga fazat e procedurës penale, por ky përjashtim edhe për një kategori të caktuar të veprave penale, sikurse janë gjenocidi, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, veprat kund të drejtës ndërkombëtarë si dhe vrasja e rëndë”, shpjegon avokati.

Në bisedë e sipër Bajraktari në mënyrë të detajizuar tregon se si duhet të arsyetohet mosprezenca e të pandehurve.

Për këtë kategori veprash penale mund të mbahet gjykimi në mungesë edhe pa qenë i pranishëm i pandehuri në asnjë fazë përkatësisht seancë, por se duhet prokuroi i shtetit duhet të bëjë përpjekje të arsyeshme për sigurimin e prezencës së tij, e edhe përkundër këtyre përpjekjeve, nuk ka qenë e mundur sigurimi. Vlen të theksohet se çka nënkupton përpjekje e arsyeshme e përcakton Kodi, si dhe faktin që gjatë gjithë fazës së procedurës të pandehurit duhet t’i sigurohet avokat mbrojtës.

Qëllimi i këtij rregullimi, përjashtimi të dytë është bazuar në kontekstin lokal, për faktin se siç dihet është shumë e vështirë që të sigurohet prezenca e të pandehurve në cilëndo fazë të procedurës për kategorinë e veprave penale të ndërlidhura me krimet e luftës, përkatësisht veprat penale që nuk parashkruhen/vjetërsohen, andaj ky ka qenë qëllimi që për këtë kategori të veprave penale, të kemi një përjashtim të tillë”, tha ai.

Në fund avokati nënvizon që dispozita që mundëson gjykimin në mungesë, është në pajtim me standardet ndërkombëtare, ngase si e tillë është në harmoni të plotë më opinionin e Komisionit të Venecias.

Dispozita që mundëson gjykimin në mungesë është në pajtim me standardet ndërkombëtare, ngase si e tillë është në harmoni të plotë më opinionin e Komisionit të Venecias, ky institut relativisht i ri, natyrisht se është sfidë për sistemin tonë të drejtësisë, e po ashtu sfidues është edhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, përfundoi avokati Ardian Bajraktari për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat