Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon prapavijën e deklaratës së fundit nga Serwer – jep një paralajmërim të fuqishëm për Ballkanin!

Politika

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon prapavijën e deklaratës së fundit nga Serwer – jep një paralajmërim të fuqishëm për Ballkanin!

Nga: M.Haziri Më: 8 tetor 2024 Në ora: 12:01
Daniel Serwer

Profesori amerikan Daniel Serwer tha se jemi duke hyrë në fazën përfundimtare para zgjedhjeve në SHBA.

Kjo do të thotë një periudhë teknike (lame duck), për pjesët me prioritet më të ulët të botës si Ballkani deri më 20 janar.

As Kamala Harris dhe as Donald Trump nuk ka gjasa të thonë asgjë për rajonin përpara 5 nëntorit.

Edhe pas Ditës së Inaugurimit do të kalojë pak kohë përpara se administrata e re të fokusohet në Ballkan.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare Mirsad Voca.

Image
Mirsad Voca

Ai thotë se Serëer përmes kësaj deklaratë dëshiron të tregoj se periudha e zgjedhjeve në SHBA do të shoqërohet me një ulje të përkohshme të angazhimit aktiv në çështjet ndërkombëtare, përfshire edhe Ballkanin.

Sipas tij, administrata e re do të ketë prioritete të tjera më urgjente për t’u marrë, duke përfshirë krijimin e ekipit të politikës së jashtme dhe përcaktimin e drejtimit strategjik.

Deklarata e Daniel Serëer tregon se periudha e zgjedhjeve në SHBA shpesh shoqërohet me një ulje të përkohshme të angazhimit aktiv në çështje ndërkombëtare, përfshirë Ballkanin. Kjo periudhë “lame duck” (që nënkupton një administratë në largim që ka më pak fuqi veprimi), do të thotë se çështjet me prioritet të ulët, si Ballkani, mund të mos marrin vëmendjen e duhur deri pas inaugurimit të administratës së re më 20 janar. Kjo është një fazë ku SHBA-të përqendrohen kryesisht në proceset e brendshme politike dhe tranzicionin e pushtetit.

Serwer po paralajmëron se edhe pas inaugurimit të administratës së re, nuk do të ketë një përqendrim të menjëhershëm në Ballkan, pasi administrata e re do të ketë prioritete të tjera më urgjente për t’u marrë, duke përfshirë krijimin e ekipit të politikës së jashtme dhe përcaktimin e drejtimit strategjik. Kjo mund të krijojë një periudhë vakumi për Ballkanin, ku rajoni do të ketë më pak mbikëqyrje nga SHBA-të për një kohë”, foli ai.

Voca nga ana tjetër thekson që SHBA prapë nuk do të largojë plotësisht vëmendjen nga Ballkani mirëpo që edhe ne si rajon duhet të vazhdojmë të kryejmë detyra tona dhe të qëndrojmë pranë administratës së SHBA-së, pavarësisht periudhës zgjedhore dhe fokusit të përkohshëm të reduktuar.

Megjithatë, vëmendja e SHBA-ve ndaj Ballkanit nuk largohet plotësisht. Pavarësisht mungesës së deklaratave të qarta gjatë kësaj periudhe, Ballkani mbetet një rajon me rëndësi strategjike për stabilitetin e Evropës dhe politikën e jashtme amerikane. Kështu, kur administrata e re të konsolidohet, ka të ngjarë të rikthehet angazhimi dhe mbështetja për Ballkanin në përputhje me interesat afatgjata të SHBA-së në rajon.

Përveç kësaj, edhe ne si rajon duhet të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona dhe të qëndrojmë pranë administratës së SHBA-së, pavarësisht periudhës zgjedhore dhe fokusit të përkohshëm të reduktuar. Është thelbësore që të jemi të angazhuar në realizimin e reformave dhe veprimeve që janë në përputhje me interesat tona strategjike dhe bashkëpunimin me SHBA-të. Veprimet tona duhet të jenë të rreshtuara me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar që Ballkani të vazhdojë të jetë në rrugën e duhur drejt stabilitetit dhe zhvillimit. Kjo mënyrë veprimi tregon qartë se jemi të përkushtuar ndaj vlerave dhe objektivave të përbashkëta, dhe se bashkëpunimi me SHBA-të mbetet prioritet i yni, pavarësisht sfidave të përkohshme”, nënvizoi Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat