E mori si “provokim” që gazetari malazez iu referua Kosovës si Republikë/ Avokati shqiptar i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit – i kujton këtë gjë!

Politika

E mori si “provokim” që gazetari malazez iu referua Kosovës si Republikë/ Avokati shqiptar i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit – i kujton këtë gjë!

Nga: M.Haziri Më: 9 tetor 2024 Në ora: 10:05
Spartak Ngjela

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e ka marrë si “provokim” pyetjen e gazetarit nga Mali i Zi të “TV E” i cili iu referua Kosovës si Republikë.

Vuçiq dje në Tivat ka thënë se “Republika e Kosovës nuk ekziston as sipas të drejtës ndërkombëtare e as sipas Kartës së OKB-së e as sipas Rezolutës 1244”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se nuk shqetësohet nga një pyetje e tillë që sipas Vuçiqit ‘është provokim”

“Imagjinoni ju se po ju flas për “Republikën e Gusinjes” apo “Republikën e Pljevljes”… As kjo nuk ekziston. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj gazetarit malazez.

E në lidhje me këtë deklaratë të Vuçiqit në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai thotë se pavarësia e Kosovës është në funksionim ndërkombëtar dhe me këtë të vërtetë Vuçiq nuk ka lidhje.

Vuçiç nuk ka lidhje me të vërtetën e Kosovës në funksion ndërkombëtar. Pavarësia Kosovës është në funksionim ndërkombëtar dhe pavarësinë e një vendi kundrejt pushtuesit e shpall populli i çliruar.

Kjo është e vërteta juridike. Të tjerat janë shtojca marrëdhëniesh dhe jo ndalim i pavarësisë”, u shpreh ai.

Më tej avokati thekson që Serbia ende ka një mendje të ligë dhe vazhdon me deklarata të tilla.

Sipas tij, është në fakt anti-shqiptarizmi shekullor i Serbisë që tani është futur në një vakum historik dhe flet marrëzira që i dëgjojnë vetëm serbët e sëmurë.

Kosova ka parlamentin e saj, ka territorin dhe qeverinë e saj, kurse ish pushtuesi serb i thotë popullit të tij, Kosova është Serbi. Mendje e ligë serbe është kjo, por fëmijërore. Ku pyesin sot 2 milionë shqiptarë të Kosovës por përrallat e një ish pushtuesi mizor?

Asgjë. Është në fakt antishqiptarizmi shekullor i Serbisë që tani është futur në një vakum historik dhe flet marrëzira që i dëgjojnë vetëm serbët e sëmurë nga historia e gënjeshtër që kanë mësuat që në fëmijërinë e tyre.

Dy shtete shqiptarësh janë sot në Ballkan, por pritet ende që procesi i shqiptarisë të vijojë.

Kjo është e vërteta. Gënjeshtra historike e Serbisë tani është varrosur përfundimisht në marrëdhëniet ndërkombëtare”, përfundoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Kujtojmë që Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe katër kundër anëtarët e kësaj gjykate kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat