“Ramushin e presin ditë të vështira...”/ Analisti ‘godet’ kreun e AAK-së: E nxori urrejtjen e tij patologjike ndaj Kurtit!

Politika

“Ramushin e presin ditë të vështira...”/ Analisti ‘godet’ kreun e AAK-së: E nxori urrejtjen e tij patologjike ndaj Kurtit!

Nga: N. Sh. Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i AAK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër Ramush Haradinaj, ka një kohë të gjatë që po shprehet ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai së fundmi është shprehur se, nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar Albin Kurtit edhe një mandat tjetër.

“Për Kurtin kryeministër nuk bëj koalicion. Me bashkëqeverisë me opozitën për një kryeministër të opozitës në rastin konkret me mua ose me dikë nga opozita, ne nuk jemi kundër të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen. Prandaj ia përmenda edhe Listën Serbe, se ka plot raste që në bazë të kushtetutës jemi detyruar të punojmë me të gjithë, nuk duhet thënë që nuk punojmë me Vetëvendosjen, këtu është një dallim, nuk bashkëpunojmë me askënd me Kurtin kryeministër”.

Haradinaj tutje ka thënë se, Kurti nuk do të jetë kryeministër më, ndërsa kur u pyet se a do të mund të ishte president u përgjigj me fjalën “nuk besoj”.

“Nuk besoj që ka vullnet politik sot te opozita, kurrkush nga ne për t’ia zgjatur Kurtit edhe një ditë qeverisje, nuk shoh askënd nga opozita që do të bëj koalicion me Kurtin”.

Pas këtyre deklaratave të Haradinajt ka reaguar profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj

Ai shprehet se Haradinaj ka urrejtje patologjike ndaj Kurtit, duke shtuar, se kreu i AAK-së, po shkon shumë larg me këtë.

“Ky njeri tash e tri vite e më shumë nuk ndalet duke e sharë e denigru njeriun i cili i mori mbi 50% të votave të popullit, kurse Hradinaj vetëm 5%. E quan mashtrues e njeri të Serbisë”, thotë Maxharraj.

Ai pohon se, deklarata e Haradinajt se do të bashkëpunoj me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por jo me kryeministrin Albin Kurti dhe as që do të bëjnë koalicion, ia nxjerri urrejtjen e tij ndaj Kurtit.

“Më këtë Harajdinaj ia vuri kapakun patisë së tij. Me 9 shkurt 2025 e presin ditë të vështira kur ballafaqohet me forcën e popullit”, potencon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat