Paralajmëron eksperti: Serbia po ndërton një strategji të re për Kosovën, ja dëshmia

Politika

Paralajmëron eksperti: Serbia po ndërton një strategji të re për Kosovën, ja dëshmia

Nga: P.R Më: 10 tetor 2024 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Me sulmet dhe shpërthimet në veri të Kosovës, Beogradi po synon që të dërgojë mesazhe të qarta.

Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, Serbia po vazhdon luftën për Kosovën, dhe se dëshmi për këtë janë shpërthimet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës.

Me krejt këtë, siç thotë Shala, Serbia po mundohet që ta formojë një strategji të re që t’i arrij synimet e saja.

"Lufta dhe veprimet hibride të Serbisë përmes elementit kriminal në veri të vendit (sulme me mjete shpërthyese) po na tregojnë veprime të grupeve kriminale me mbështetjen e strukturave të Beogradit, sepse është tregues se Serbia po përpiqet të formojë një strategji të re e cila ka dy synime, a. Ata janë nën presionin e komunitetit serb nga Beogradi, i cili duhet të mbështesë qëndrimin e tij zyrtar. b. Prezantimi si hapi i fundit para kolapsit që po ndodh për sa i përket investimeve strategjike në spektrin ekonomik", thotë Shala.

Ai shton se këto veprime synojnë që të ndikojnë në zhvillimet politike në Kosovë dhe në dialogun Kosovë-Serbi.

"Në arenën ndërkombëtare presioni mbi procesin e dialogut politik. Sa i përket sigurisë, nuk do të marr raporte të mira për situatën nga KFOR, duke arsyetuar praninë e faktorit ndërkombëtar në veri të Kosovës me tutje", shton Shala.

Më tej, ai thekson se me sulmet dhe shpërthimet në veri të Kosovës, Beogradi po synon që të dërgojë mesazhe të qarta.

"Pra situatë të tillë do te shohim edhe me një intensitet më të theksuar sepse Beogradi-Politika zyrtare atje është nën presion të dështimit të mbajtjes së situatës aktuale, duke humbur në çdo ditë influencimin në terren dhe për këtë gjë ata tentojnë që në këtë periudhë të bëjnë veprime subversive ndaj qytetareve dhe infrastrukturës civile për të përçuar mesazhe të drejtpërdrejta në drejtim të popullatës por edhe autoriteteve politike të Prishtinës dhe faktorit ndërkombëtar", shpjegon Shala, sipas të cilit, në këtë situatë duhet bërë më shumë nga ana e institucioneve të Kosovës.

"Institucioni politik duhet të rikonceptojë strategjinë për veriun në formën e avokimit në nivel ndërkombëtar. Institucionet e sigurisë (përkrahja e politikës) urgjentisht themelojnë Xhandarmërinë e Kosovës deri në fillim të vitit 2025. Institucionet e sigurisë duhet të vazhdojnë prezencën e tyre atje, por duke mos e neglizhuar sigurinë në pjesët tjera përmes formës hibride që do të pasojë nga Serbia".

"Ne as një format nuk duhet të harrohet që Serbia nuk do të heq dorë nga ambicia e saj që përmes këtyre veprime të arrijë minimalisht që objektet fetare ortodokse të mbesin nën ombrellën e tyre për të arritur një fuqi më të madhe ndikimi brenda Kosovës dhe maksimalja është padyshim autonomia territorial në çfarëdo formati që mund të arrihet duke ruajtur prezencën e saj brenda konturave politike lokale dhe atyre qendrore", përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat