“Përgjimet me Radoiçiqin”/ Vjen kërkesa për Kurtin: Nëse janë të vërteta, Mimoza Kusarit duhet...

Politika

“Përgjimet me Radoiçiqin”/ Vjen kërkesa për Kurtin: Nëse janë të vërteta, Mimoza Kusarit duhet...

Nga: P.R. Më: 11 tetor 2024 Në ora: 08:00
Mimoza Kusari-Lila

Gjatë ditës së djeshme, në disa media të Kosovës u publikua një pjesë e një përgjimi, në të cilin pretendohet se është biseda në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusarit dhe ish kryetarit të Listës Serbe, Milan Radojeçiq, tani i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë në veri të Kosovës.

Sipas mediave që publikuan këtë përgjim, biseda mes Kusarit dhe Radojeçiqit ishte zhvilluar kohë më parë, koha kur pozitës i duheshin disa vota nga minoritetet për kalimin e ligjit të pagave.

Por dyshime për këto përgjigje po hedh analisti politik, Faton Mehmeti, i cili kërkon së pari në analizë të këtyre përgjimeve në mënyrë që të vërtetohen nëse janë të vërteta.

Image
Faton Mehmeti

“Së pari duhet të bëhet analiza e këtyre përgjimeve se a janë të lntuara siç thotë Mimoza apo janë origjinale. Nëse janë të montuara s’kemi pse i biem në qafë kot Mimozës dhe as të kërkohet dorëheqja e saj”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, nëse del se përgjimet janë të vërteta, atëherë Mimoza Kusari duhet të shkarkohet menjëherë nga Kurti, nëse kjo e fundit refuzon dorëheqjen nga pozita e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

“Në të kundërtën, pra nëse përgjimet dalin se janë origjinale pa menduar dy herë duhet të jap dorëheqjen nga pozita e shefes së grupit të VV. Në rast se refuzon ta bëjë një gjë të tillë, për shkak edhe të egove të saja për pozitë, kryeministri dhe njëherë kryetari i VV, Albin Kurti duhet ta shkarkojë menjëherë”, shprehet Mehmeti.

“Nuk mundet qeveria të luftojë kriminelet në veri dhe shefja e deputetëve të tyre të bisedojë me krye terroristin, këtu pastaj nuk ka më moral politikë. Sa më parë të analizohet origjinaliteti i kësaj bisede, nëse del e vërtetë është skandal, më e pakta është që zonja Kusari të largohet nga pozita që mban, të kërkojë ndjesë dhe me turpin e madhe të largohet”, shton analisti Faton Mehmeti.

Por kush duhet ta vërtetojë origjinalitetin e këtyre përgjimeve?

“Për të qenë sa më bindëse mund të bëhet ekspertiza te Enti Federal i Kriminalistikës të Austrisë, aty ku edhe janë bërë ekspertiza e video incizimeve në rastin "Dehari"”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Kujtojmë se vet Mimoza Kusari i ka mohuar këto përgjime, për të cilat ka thënë se janë montazha.

“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime. Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë. Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkul”, ka shkruar në reagimin e saj, deputetja Mimoza Kusari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat