“Ramushi afër fundosjes” – Profesori vjen me kritika të ashpra për kreun e AAK-së

Politika

“Ramushi afër fundosjes” – Profesori vjen me kritika të ashpra për kreun e AAK-së

Nga: N. Sh. Më: 11 tetor 2024 Në ora: 16:44
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Në këto zgjedhje do të konkuron mazhoranca e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti si dhe opozita e degëzuar nëpër parti politike.

Edhe pse  kanë mbetur edhe tre muja deri te zgjedhjet fushata veç ka filluar qe tani.

Për këtë çështje, profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj thotë se, PDK si keqpërdoruesja më e madhe e shtetit, fushatën e saj e ka nisë qysh në prill të këtij viti duke e nominuar Badri Hamzën për kryeministër.

Por, sipas tij, as partit tjera si LDK, AAK... nuk po rrinë duarkryq.

“Të gjitha partit qysh tani gjatë nisjes së fushatës e kanë një qëllim, t’i bashkohen ndërkombëtarëve dhe Vuçiqit për të rrëzuar qeverinë Kurti, sepse Kurti të gjithë këtyre iu ka bërë halë në sy, sepse duke shtruar sovranitet dhe duke e pastruar veriun nga kriminelët dhe bandat e Vuçiqit si dhe duke i ndjekë strukturat paralele sot veriu frymon lirshëm, çfarë nuk po ju konvenon ndërkombëtarëve të cilet janë mësuar ta përqafojnë dhe përgëdhelin Vuçiqin sepse po u deshka që të pyeten ata se si Kosova duhet të ulë kokën në shtëpinë e vetë. Në këtë drejtim ka filluar fushata dhe kësisoj do të vazhdojë edhe për tre muajt e ardhshëm me qëllimin dhe moton ta heqin Kurtin nga qeverisja e Kosovës për të ua lëshuar vendin servilëve të Vuçiqit dhe ndërkombëtarëve”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë, pasi që, votuesi, populli e di rrugën ashtu siç e ka nis me 14 shkurt 2021 dhe ashtu do ta vazhdojë e përfundojë edhe me 9 shkurt 2025.

“Boshti i fushatës do të sillet midis tri partive më të mëdha LVV, PDK dhe LDK. S’do mend se të tria këto parti kanë dallime rrënjësore ideologjike dhe politike, dhe vetëm ndonjë interes i madh mund t’i shtyen të bëjnë ndonjë kaolicion por vetëm paszgjedhor. S’do mend se deri më tashti LVV në të gjitha sondazhet i mund të gjitha partitë tjera si PDK, LDK e të mos të falsim për AAK e cila në këto zgjedhje është më afër fundosjes së saj se a do të kalojë pragun. Nëse ndodhë kjo fajin kryesor duhet të mbanë vetë kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, i cili në vend se të punon për partinë, për programet e saj që katër vite të vetmen fushatë që e ka është ajo kundër kryeministrit Albin Kurti, me akuzat ndër më të ulëtat si antiamerikan, është i shitur te Serbia, etj., çfarë këto kritika shumë tepër e kanë irituar elektoratin e vetë por edhe më gjerë çfarë elekorti do të ia kthej si bumeang”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat