“Perëndimi ka më pak frikë nga Kurti”, politologu vjen me deklaratë të fortë: Kjo është mundësia që Kosova ta marrë veriun nën kontroll!

Politika

“Perëndimi ka më pak frikë nga Kurti”, politologu vjen me deklaratë të fortë: Kjo është mundësia që Kosova ta marrë veriun nën kontroll!

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2024 Në ora: 23:03
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Politologu dhe gazetari serb, Boris Varga në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, propagandanden e Serbisë, si dhe qasjen e ndërkombëtarëve

Si fillim, ai vlerësoi se situata është shqetësuese, por jo deri në atë pikë, ku mund të ketë ndonjë krizë politike apo të sigurisë.

“Situata është stresuese sa i përket qytetarëve të Kosovës me origjinë etnike serbe, por nuk mendoj se është serioze në aspektin e shfaqjes së një krize të madhe politike apo të sigurisë”.

Image
Politologu dhe gazetari serb, Boris Varga

Në këtë pikë, Varga tha se perëndimi ka frikë nga Vuçiqi, jo nga Kurti.

"Përderisa në Serbinë e Vuçiqit politika është se “ushtria serbe do të kthehet në Kosovë”, kjo në Kosovë i jep Kurtit “hartë të bardhë” për veprime të njëanshme në veri të Kosovës. Perëndimi ka më pak frikë nga Kurti se sa nga prorusi Vuçiq dhe kjo është arsyeja që ndaj Prishtinës nuk ndërmerren hapa më seriozë".

Gjithashtu, bazuar në zhvillimet e fundit, politologu serb tha se qeveria Kurti ka mundësi ta marrë nën kontroll veriun, pasi vetëm nën presion mund ta marrë, pasi Vuçiqi nuk iu thotë serbëve t'i dorëzojnë institucionet Kosovës.

“Nga ana tjetër, kjo situatë është një mundësi praktike që Prishtina të marrë kontrollin e veriut të Kosovës në rrethana disi të diskutueshme dhe nën presion. Nuk jam i sigurt se institucionet serbe do të kishin hyrë ndryshe nën juridiksionin e shtetit të Kosovës. Beogradi, dhe veçanërisht jo Vuçiqi, i cili është në pushtet, nuk do t'u thotë serbëve t'i dorëzojnë institucionet Kosovës, pasi kjo do të shihej si "tradhti ndaj Serbisë".

Në fakt, gjithçka po zhvillohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, por ndoshta shumë tronditëse politikisht dhe propagandistike para zgjedhjeve në Kosovë vitin e ardhshëm”, përfundoi Boris Varga për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat