Dëshmia e Fadil Gecit në Speciale nisje për zbulimin e komunikatave për vrasjen e anëtarëve të LDK-së?

Politika

Dëshmia e Fadil Gecit në Speciale nisje për zbulimin e komunikatave për vrasjen e anëtarëve të LDK-së?

Nga: P.Rudi Më: 14 tetor 2024 Në ora: 08:02
Gjykata Speciale

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga vëllezërit Geci, Fadil Geci, ka njoftuar së do të dëshmojë në Gjykatën Speciale lidhur me komunikatën numër 59, komunikatë kjo që ishte lëshuar gjatë luftës kundër Gani Gecit, dhe të cilën, gjithnjë sipas vëllezërve Geci e kishte shkruar Hashim Thaçi, tani i akuzuar në Gjykatën Speciale.

“Dëshmia e tij do të jetë e hapur, që ta dinë e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë dekleratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: “Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: “Pse ke shkruar të pavërteta”, përgjigjja e Polarit ishte: “Po du me i shkatërrue plotësisht”” – ka shkruar Gani Geci në Facebook teksa ka njoftuar se vellau i tij, Fadili, do të përballet me Thaçin në Speciale.

E trajtimin e kësaj komunikate nga Specialja, po e quan lajm të mirë analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri.

“Është lajm i mirë trajtimi i komunikatës numër 59 nga Gjykata Speciale me anë të së cilës një nga protagonistët e luftës, ushtar i UÇK-së Gani Geci, shpallej bashkëpunëtor i ushtrisë serbe dhe bëhej thirrje për vrasjen e tij. Është shumë e rëndësishme të zbardhet se kush qëndron pas kësaj komunikate që sipas mendimit tim mund të jetë zgjidhje e nyjës që do të qon drejtë zbardhjeve të vrasjeve të tjera politike të aktivistëve të LDK-SË dhe bashkëpunëtorëve të presidentit historik të Kosovës, Dr. IBRAHIM RUGOVËS, gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë”, shprehet Haziri për “Bota sot”.

Siç thotë Haziri, kjo mund të jetë edhe një nismë për zbulimin edhe të komunikatave tjera, të cilat ishin lëshuar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Po ashtu trajtimi i kësaj komunikate hap rrugë edhe për trajtim dhe zbardhje edhe të komunikatave të tjera të lëshuara nga SHP i UÇK-së, si ajo numër 4 e vitit 1998, ku shkruhej për vrasjen e dy civilëve në Bellanicë të Malishevës me 2 tetor 1998, ku vriten Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi”, thekson Haziri.

“Andaj dëshmia e z. Fadil Geci në Gjykatën Speciale për komunikatën numër 59, do të jetë një dëshmi e cila do të ndihmoj në zbardhjen e kësaj çështje e cila është shumë me rëndësi, pasi siç thash edhe më parë hap rrugë që të zbardhen edhe të tjera komunikata me anë të cilave njerëzit janë linçuar, dënuar e vrarë vetëm pse ata ishin aktivist apo edhe vetëm përkrahës të LDK-së dhe presidentit Rugova”, përfundon analisti Nexhat Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat