“Situatë e trazuar dhe e paparashikueshme”, Biserko flet për lidhjet e Serbisë me Rusinë – ka një mesazh për Kosovën

Politika

“Situatë e trazuar dhe e paparashikueshme”, Biserko flet për lidhjet e Serbisë me Rusinë – ka një mesazh për Kosovën

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2024 Në ora: 10:00
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko

Së fundi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për një media ndërkombëtare u shpreh se rajoni i Ballkanit ka gëzuar shkallën më të madhe të paqes, lirisë dhe demokracisë gjatë 25 viteve të fundit, por se kjo mund të ndryshohet nëse Rusia mbizotëron në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.

Kurti potencoi se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus.

Gjithashtu, kryeministri ynë paralajmëroi se një Rusi më e fortë do të trimëronte Serbinë – dhe se jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja, Mali i Zi dhe ndoshta Maqedonia e Veriut do të rrezikoheshin nga ato që ai i përshkroi si ambicie ekspansioniste serbe.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një prononcim për “Bota sot” foli mbi këtë paralajmërimi të Kurtit, derisa vlerësoi se Rusia nuk mund të zhvillojë asnjë lloj lufte në Ballkan, kjo për shkak të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, ajo përmendi synimet e shtetit rus për destabilizim të rajonit, përmes Serbisë.

“Rusia me të vërtetë ka interesa në Ballkan, por për mendimin tim, nuk është e mundur që Rusia të zhvillojë ndonjë lloj lufte në Ballkan për shkak të situatës së saj tashmë të tensionuar në Ukrainë. Megjithatë, është e vërtetë se Rusia po destabilizon Ballkanin përmes përfaqësuesve të saj në Serbi, Republika Srpska dhe së fundmi, edhe në Mal të Zi. Ndërsa kjo mund të rrisë tensionet dhe të shtyjë përshkallëzimin, një konflikt në shkallë të plotë duket i pamundur”.

Po ashtu, Biserko foli edhe për investimet e Beogradit në armatim, ku tha se ajo çka ka rëndësi është fakti se është e rrethuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s.

“Serbia po investon shumë në armatimin ushtarak, por është e rëndësishme të theksohet se vendi është i rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s. Bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me NATO-n është shumë më i gjerë se bashkëpunimi i saj me Rusinë, duke treguar një shtrirje në rritje me Perëndimin si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin e sigurisë. Megjithatë, skepticizmi mbetet për fuqinë e forcave demokratike dhe pro-evropiane brenda vendit”, nënvizoi ajo.

Ndër të tjera, potencoi faktin se kanjë rritje të pranisë së Perëndimit në rajon, kjo e gjitha pas sulmit terrorist në Banjskë.

Në këtë pikë, Biserko shtoi se, bazuar në zhvillimet e fundit edhe skena ndërkomëbtare për momentin është e trazaur dhe e papërshkrueshme.

“Pas rastit Banjska, Perëndimi ka rritur vëzhgimin dhe praninë e tij në rajon. Së fundmi, Forca Aleate e Reagimit (FSHR) është themeluar për të mbështetur Forcën e Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO-ja dhe për të kryer stërvitje gatishmërie. Një kontingjent ushtarak prej rreth 50 personave nga ekipi Operacional i Ndërlidhjes dhe Zbulimit të FSHSH-së do të vendoset në Kosovë dhe një nyje komanduese e përparme prej rreth 150 personave do të ngrihet në Maqedoninë e Veriut. Rajoni është një shqetësim i rëndësishëm sigurie për Perëndimin, pjesërisht për shkak të afërsisë së konflikteve në Lindjen e Mesme.

Aktualisht, konteksti ndërkombëtar është shumë i trazuar dhe i paparashikueshëm. Zgjedhjet e ardhshme në SHBA janë një faktor pasigurie, pasi ka një dallim të madh mes dy kandidatëve për sa i përket çështjeve të jashtme. Beogradi shpreson në fitoren e Trump, duke besuar se ai do të ishte përkrah Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, përfundoi Sonja Biserko për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat