Detaje interesante/ Sadri Ramabaja zbardh prapaskenat e prezencës së serbëve në kufi të Kosovës – zbulon qëllimin e vërtetë të tyre!

Politika

Detaje interesante/ Sadri Ramabaja zbardh prapaskenat e prezencës së serbëve në kufi të Kosovës – zbulon qëllimin e vërtetë të tyre!

Nga: M.Haziri Më: 14 tetor 2024 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Nuk ka shumë kohë që nga përvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, mirëpo që serbët duket që nuk i ndalin provokimet e saj ndaj Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se shteti serb bëri provokimin e radhës, “duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën”, më saktësisht afër Komunës së Kamenicës.

Duke shpërndarë disa fotografi në rrjetin e tij social, Facebook, i pari i qeverisë bëri të ditur se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës i kanë incizuar veprimet e tyre.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Serbia duke mos i pranuar këto veprime.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë theksoi se deklaratat për lëvizjen e forcave të ushtrisë serbe afër Kosovës “janë vazhdimësi e fushatës dezinformuese të drejtuar kundër ushtrisë serbe dhe forcave të sigurisë serbe”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve politike, Sadri Ramabaja.

Ai i jep të drejtë kryeministrit Kurti kur thotë që këto veprime duhet shikuar si pjesë të strategjisë serbe.

Image
Sadri Ramabaja

Gjithashtu Ramabaja thekson që lufta hibride ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj është një koncept që përshkruan përpjekjet komplekse dhe shumëdimensionale për të destabilizuar vendin, ku përfshinë veprime të tilla si dezinformimin, ndërhyrjet politike e shumë gjëra të tjera.

Në prag të çfardo aksioni provokues që bën Serbia ndaj Kosovës, ajo aplikon marshin e forcave të saj proxi në Kosovë për të krijuar kaos politik. Kryeministri me të drejtë e ka cilësuar këtë me emrin real – luftë hibride, që duhet shikuar si pjesë të strategjisë serbe.

Lufta hibride ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj është një koncept që përshkruan përpjekjet komplekse dhe shumëdimensionale për të destabilizuar vendin, dobësuar institucionet e saj dhe ndikuar politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ky lloj konflikti është shpesh i padukshëm dhe përfshin mjete të ndryshme që shkojnë përtej luftës konvencionale. Në kontekstin e Kosovës, lufta hibride po përfshinë veprime të tilla si dezinformimin, ndërhyrjet politike, presionin ekonomik, përdorimin e tensioneve etnike dhe diplomacin agresive nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht të ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj, jo vetëm Rusia”, u shpreh ai.

Duke vazhduar shpjegimin e tij, Ramabaj thekson që një nga strategjitë e Serbisë dhe Rusisë në luftën hibride kundër Kosovës është përdorimi i mediave lokale, përfshirë portale dhe televizione, për të përhapur mesazhet e tyre.

"Një nga strategjitë e Serbisë dhe Rusisë në luftën hibride kundër Kosovës është përdorimi i mediave lokale, përfshirë portale dhe televizione, për të përhapur mesazhet e tyre. Në Tiranë dhe Prishtinë, ka portale dhe media të cilat, edhe pse jo të njohura publikisht si pjesë e një agjende serbe alias ruse, po amplifikojnë propagandën serbe/ruse përmes ribotimit të artikujve të burimeve pro-serbe/ruse ose përhapjes së narrativave që bien në linjë me interesat e Beogradit/Kremlinit”, foli ai.

Ramabaja më tej përmend reagimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes duke potencuar që u bë për shkak se Procesi i Berlinit po mbahet sot.

Në këtë kuadër kishim provokimin e ri përmes dislokimit të njësive elitë të ushtrisë serbe në kufirin lindor të Republikës, në rajonin e Karaçevës.

Pas alarmit që dha kryeministri Kurti, pikërisht në prag të fillimit të punimeve të Pricesit të Berlinit, Beogradi nuk kishte si të mos kundëreagonte.

Ministria serbe e Mbrojtjes reagoi ndaj deklarimit të km. Albin Kurti se "forcat e ushtrisë serbe janë afruar 50 metra afër kufirit", duke thënë se “autoritetet e sigurisë”, kanë ndërprerë “kontrabandën me drunj të prerë ilegalisht”.

Sipsas kësaj deklarate, njësitet speciale të Ushtrisë Serbe ndërkohë paskam marrë edhe një detyrë shtesë: atë të rojeve të pyllit”,nënvizon njohësi i çështjeve politike.

Çështja është pse Beogradi lëshon deklarata qesharake të kësaj natyre?!

Në bised e sipër Ramabja rendit disa nga të arriturat që Kosova ka pasur gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, rivotimi i Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt 2025, madje në përqindje më të madhe se sa më 14 shkurt 2021, do të ketë përmasat e një referendumi popullor. Ky fakt e pengon jo vetëm Aleksander Vuçiqin.

Kosova tashmë ka hyrë në terrenin kohor të parafushatës zgjedhore. Pavarësisht ndeshtrashave të vogla, që prej vitit 2010, Kosova ka zhvilluar zgjedhje të rregullta dhe të pranuara në përgjithësi nga partitë politike pjesëmarrëse dhe nga komuniteti ndërkombëtar, madje si të lira dhe të drejta. Këto zgjedhje kanë siguruar një nivel stabiliteti politik, dhe rotacioni i pushtetit mes partive politike është bërë në mënyrë paqësore. Kjo ka forcuar besimin e mekanizmave ndërkombëtarë që Kosova po bën përparim drejt një demokracie funksionale, duke respektuar procesin demokratik dhe pluralizmin politik.

Ndërkaq qytetarët gjatë kësaj legjislature kanë krijuar një lloj bindje, se tashmë vota e tyre ka vlerë – ajo ndikon drejtpërdrejtë në vendimmarrjen politike; ata e ndjejnë përkujdesjen e pushtetit të tyre, rrjedhimisht nuk janë më të tjetërsuar nga politika. Rivotimi i Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt 2025, madje në përqindje më të madhe se sa më 14 shkurt 2021, do të ketë përmasat e një referendumi popullor. Ky fakt e pengon jo vetëm Aleksander Vuçiqin. Prandaj ai herë pas herë do ta përsërisë lojën e tij me ushtrinë, duke e dislokuar buzë kufirit; nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë aventure të ngjashme me atë të Banjës/Banjskës apo rastit “Panta” të Pejës ; herë pas herë, përmes lufëts dezinformative që plason në disa prej mediave tona, do të krijojë situata të ndërlikuara, që do të mund të cilësoheshin si kontribut për opozitën kosovare!

Qëllimi i përbashkët i Vuçiqit dhe iliberalëve tanë është grryerjaee VV-së, ashtu që rubikoni të mos kaloi 49.99% shin”, përfundoi njohësi i çështjeve politike, Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat