Zgjedhjet e 9 shkurtit – Analisti vjen me parashikimin e tij: Ja partia fituese!

Politika

Zgjedhjet e 9 shkurtit – Analisti vjen me parashikimin e tij: Ja partia fituese!

Nga: N. Sh. Më: 14 tetor 2024 Në ora: 16:21

Strumbullari i zgjedhjeve te ardhshme sillet rreth LVV si fuqi baruti elektorale?!

Më 9 shkurt do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Tashmë jo zyrtarisht por partitë politikë veçse kanë filluar fushatën e tyre në Kosovë dhe diasporë.

Për zgjedhjet e 9 shkurtit ka folur analisti dhe profesori Binak Maxharraj.

Ai thotë se, në këto zgjedhje do të dal fitues LVV-ja me në krye Albin Kurtin.

“Është i pakonkurencë, pse është nuk dua ta them, këtë do ta thotë populli më 9 shkurt 2025, sepse populli, votuesi e di rrugën e vetë, e di më së miri se kush është kushi. Opozitës i duhet edhe shumë kohë në opozitë për të mbledhë mend se pushteti nuk kapet me sharje e piskama por me dije, reforma dhe programe”, thotë profesori.

Ai shprehet se, opozitës pas zgjedhjeve i duhet shumë kohë për të kapërcyer rubikonin, për ta kapërcyer ylberin shumë ngjyrshe për të ardhë në pushtet.

“Shkurt e trup, kjo opozitë e turpshme do t’i humbë zgjedhjet me 9 shkurt 2025, e ka të sigurtë përsëri vendin në opozitë edhe për katër vite tjera për të marrë mend se si të sillën jo me sharje e piskama, servilime ndaj Serbisë e ndërkombëtarëve, por me luftën e tyre për përforcimin e shtetit, e jo qëllimshëm për marrjën e tij, me reformime të partive të tyre me programe dinjitoze për të ardhmen e vendit...”, shprehet Maxharraj.

Ai thotë se,më 9 shkurt fiton Kurti dhe LVV-ja.

“Do të pëlqeja që koalicioni i LVV-së në krye me Albin Kurtin të përsërisë fitoren briliante të 14 shkurtit 2021 me ç’ast filloi një epokë e re për Kosovën, duke i gjuajtur në sernishtë mbeturinat e keqëqeverisjeve të deri tashme të fitoi mjaftueshëm vota sa do të jetë në gjendje që të mos i ”përshpëritët” askuj për ndonjë koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat