Profesori jep një parashikim të “frikshëm” për zgjedhje: Lëvizja Vetëvendosje mund të kalojë edhe në opozitë...

Politika

Profesori jep një parashikim të “frikshëm” për zgjedhje: Lëvizja Vetëvendosje mund të kalojë edhe në opozitë...

Nga: A.SH Më: 14 tetor 2024 Në ora: 22:00
Albin Kurti

Partitë politike me publikimin e datës së zgjedhjeve nacionale kanë nisur edhe fushatën në mënyrën e tyre.

Opozita është e bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të fitojë në këto zgjedhje, pasi sipas tyre ajo është një qeveri me skandale.

Por, e kundërt është pozita. Vetëvendojse synon fitore me bindje edhe më të thellë se në zgjedhjet e vitit 2021.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani. Në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Vetëvnedosje këtë herë nuk do të mund të qeverisë vetëm, pa pasur një partner.

Sipas tij, ajo edhe mund të kalojë në opozitë në rast se nuk gjen partner brenda afateve kushtetuese.

Tutje, ai thotë se opozita ka dështuar t’i bëjë presion pozitës, thujase në të gjitha fushat.

“VV nuk mund të bëj më qeveri vetëm, tash VV duhet të jetë e kujdesshme se si do të zgjedh partnerin qeverisës, dhe me çfarë marrëveshje për ndarje të qeverisejes, dhe me kënd. VV nuk do ta ketë më shumicën po nëse nuk është e kujdesshme dhe bën marrëveshje të qëndrueshme për qeverisje mund të kaloj në opozitë, kjo mund të ndodhë në rast se si parti e parë e dalur nga zgjedhjet dështon me gjetë partnerin sipas afateve kushtetuese.

Ndonjëherë ka kuptim presioni por opozita ka dështuar t’i bëj presion për reforma pensionale, reformë në arsim të lartë, apo edhe për shkak të zhvillimit të dobët ekonomik apo punësim enorm në ndërmarrje publike dhe ndërhryje në punët e ndërmarrjeve publike aty ku gjenerohet para e madhe.

Kosova mund të ketë qeveri me më së paku dy parti pas 9 shkurtit, kështu si ishte nuk do të jetë me plotë dëme sidomos në politikat zhvillimore sektoriale dhe politikën e jashtme”, deklaron Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat