“Nuk mund ta ndalojë fitoren e Kurtit e Osmanit”, profesori me parashikim të keq për opozitën – ja çka i kërkon kryeministrit

Politika

“Nuk mund ta ndalojë fitoren e Kurtit e Osmanit”, profesori me parashikim të keq për opozitën – ja çka i kërkon kryeministrit

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2024 Në ora: 10:00
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Partitë opozitare kanë filluar ‘luftën’ për pushtet, ndonëse ka ende pak kohë deri në zgjedhjet e reja parlamentare, të 9 shkurtit.

Nga parafushtatat e tyre zgjedhore vërehet qartë së synim kryesore kanë largimin e LVV-së nga pushteti.

Po përdoret një gjuhë mjaft e ashpër ndaj qeverisë e kryeministrit Kurti, ku po lëshohen edhe akuza të rënda.

E siç duket, opozita e pranoi më në fund, se janë ‘bashkë’ në kuazën e tyrekundër LVV, pasi deklaruan hapur se nuk bëjnë koalicion me partinë në pushtet.

“Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në”, ka thënë Besnik Tahiri nga radhët e AKK-së, në lidhje me mundësinë e koalicioneve zgjedhore.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” ka folur Prof. dr. Eshref Ymeri.

Si fillim, ai u tregua i ashpër me Tahirin, ku tha se nuk duhet të habitemi me këtë deklaratë të tij, pasi vjen nga një “opozitë tradhtare dhe kriminale”.

Image
Eshref Ymeri.

“Ai Besnik Tahiri flet në emër të krejt opozitës dhe shpreh vendosmërinë e saj kundër çdolloj aleance me Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme. Mos u habitni, nga deklaratat e atij përfaqësuesi të Kështjellës së Tradhtisë së Madhe, ku strehohet opozita kriminale në Republikën e Dardanisë. A nuk është vallë ajo opozitë tradhtare, e cila, kur ishte në pushtet, Republikën e Dardanisë e shndërroi në Palestinë të Evropës?” – nënvizoi profesori.

Krahas kësaj, Ymeri kishte një porosi për popullin e Kosovës, derisa ua rikujyoi se si Thaçi dhe Rama bashkëpunonin me Vuçiqin.

“Ju e dini shumë mirë se diskutimet për gjëmën që po përgatitej kundër Republikës së Dardanisë, kanë qenë të udhëhequra direkt nga zyrat e Vuçiçit dhe Thaçit - kryetradhtarit të Republikës së Dardanisë, në bashkëpunim të ngushtë me kryetradhtarin tjetër - Ramën. Nëse shumica e popullit dardan nuk është e bindur se opozita e tanishme është varrmihsja e pavarësisë dhe e sovranitetit të vendit, atëherë më 09 shkurt le të votojë për atë Kështjellë të Tradhtisë”.

Ndër të tjera, profesori beson se LVV dhe lista Guxo do të korrin një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Por, ai kërkoi nga partitë në pushtet që t’ua sekuestrojnë pasuritë e atyre që vodhën nga taksat e qytetarëve të shtetit.

“E kam theksuar edhe herë tjetër se jam i bindur që shumica e votuesve do të mbështesin qeverinë Kurti dhe Listën Guxo në zgjedhjet e ardhshme, sepse Kështjella e Tradhtisë Opozitare nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë fitoren e Albin Kurtit me Vjosa Osmanin. Por, që t’i fitojë ato zgjedhje, Vetëvendosja dhe Lista Guxo duhet t’i sekuestrojnë të gjitha pasuritë e hajdutëve tradhtarë, të cilët vodhën pa hesap taksat e qytetarëve në buxhetin e shtetit dhe t’i demaskojë ata publikisht vetëm me gjuhën e fakteve”, përfundoi Eshref Ymeri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat