Tomë Gashi flet për audio-incizimet e Mimoza Kusari – Lila dhe Milan Radoiçiq/ Hedh dyshime të forta – këto janë prapaskenat e tyre!

Politika

Tomë Gashi flet për audio-incizimet e Mimoza Kusari – Lila dhe Milan Radoiçiq/ Hedh dyshime të forta – këto janë prapaskenat e tyre!

Nga: M.Haziri Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:53
Tomë Gashi

Ditë më parë në media është publikuar një audio-incizim i ri si pretendim se është bisedë ndërmjet shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në lidhje me këtë rast, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila para mediave në Kuvendin e Kosovës ka thënë se e ka denoncuar rastin e audio incizimeve të publikuara të mërkurën, në Polici dhe në Prokurori.

Kusari-Lila këto incizime i cilësoi si të fabrikuara.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se këto audio-incizime janë të fabrikuara dhe aspak të vërteta.

Sipas tij, deputetja Mimoza ka dhënë sqarimin e duhur për këtë çështje duke theksuar që qeveri Kurti nuk e ka patericë Listën Serbe.

Tani më të gjithë e dijnë që këto audio - inqizime janë jo vetëm false e të manipuluara por nga disa media për t’i hyrë në qejf dikujt që ju jep lekë janë me mish e me shpirt duke u munduar që manipulimin ta paraqesin si të vërtetë. Mimoza ka dhënë sqarimet e saj në Kuvend dhe ka thënë atë që të gjithë e dijmë që qeveria Kurti nuk e ka patericë Listën Serbe , nuk e ka partner siç e kishin disa para Albin Kurtit të cilët e priten Listën Serbe me nënkryetar të saj, Radoçiqin për mbi 7 orë në Kuvendin e Kosovës që ata të vinë nga Beogradi me bekimin e Vuçiqit për t’i dhënë votën atyre me të cilët bënë mijëra pazare për 21 vjet dhe për të bërë një komandant të UÇK-së kryeministër të Kosovës”, u shpreh ai.

Avokati më tej thekson që prapaskenat e këtij manipulimi janë për ta dëmtuar qeverinë Kurti.

Gjithashtu thekson që zgjedhjet e radhës kanë arritur të sjellin këto gjëra mirëpo se populli përsëri do ta votojë Kurtin pasi nëse opozita kalon në pushtet atëhere mund ta vendosin edhe veriun në pazar.

“Prapaskenat e këtij manipulimi janë djallëzore - për ta dëmtuar qeverinë Kurti. Por edhe këta e dijnë që më 9 shkurt 2025 do të kalojnë më keq se më 14 shkurt 2021 sepse populli e dëshiron Albin Kurtin i cili është i pakorruptuar dhe si pasojë e kësaj i pashantazhuar dhe i cili na e kthej lavdinë kombëtarë duke e kthyer sovranitetin në çdo cep të Kosovës. Duke përfshirë edhe veriun që cilin këta para Albinit po të vazhdonin të mbeteshin në pushtet garant do ta vendosnin në pazar veriun duke e dërguar edhe këtë kinse problem në bisedime me Serbinë në Bruksel”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat