“Ethet e zgjedhjeve”- Tali flet për akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit: Veç sa po i rehabilitojnë spiunët e vërtetë

Politika

“Ethet e zgjedhjeve”- Tali flet për akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit: Veç sa po i rehabilitojnë spiunët e vërtetë

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2024 Në ora: 17:58
Albin Kurti, Ramush Haradinaj - foto ilustrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon me akuza kundër kryeministrit Albin Kurti.

Së fundi, ai ka thënë se Kurti ka marrëveshje me Vuçiqin.

“Kurti dhe Vuçiç kanë marrëveshje, merren vesh me ndihmu njëri tjetrin. Sa herë Serbia lëviz trupa në veri, këto lëvizje bëhen me ndihmu Kurtin. Kur humb Vuçiç, bën lëvizje Kurti. Këto janë skenarë që ne i dimë dhe praktikohen që 20 vite. Kjo ja heq mundësinë Kosovën në ecjen përpara të anëtarësimit në Europë. Nuk besoj se Vuçiç ka ministër më të mirë se Kurtin. Është njeriu i Serbisë. Ky punon për Serbinë”.

Analisti Driton Tali, thotë se tash me janë ethet e zgjedhjeve dhe kemi këso akuza paushalle lidhje e pa lidhje. Sipas tij, qytetarët e janë të interesuar që akterët të jenë më të përmbajtur.

“Tashti veç jemi në "ethet" e Zgjedhjeve, dhe këso akuza do të dëgjojmë edhe më shumë nga të gjithë anët. Jemi në demokraci dhe këto "sihariqe" janë pjesë e demokracisë.

Ndonëse këto akuza paushalle në stilin "spiun" e "udbash", veç sa i rehabilitojnë spiunët e vërtetë. Bile shumë nga ata që dikur i torturonin rininë tashmë janë bërë patriot dhe po thirren se janë veteranë. Dhe kjo edhe falë këtyre etiketimeve lidhje pa lidhje që po ja bëjnë rivalët politikë njëri-tjetrit.

Sa i përket fushatës zgjedhore, natyrisht se qytetarët janë të interesuar dhe parapëlqejnë që palët e involvuar në zgjedhje të jenë më të përmbajtur në "luftën për vota" dhe të garojnë me ide e programe zhvillimore që janë në interes të krejt shoqërisë por ja që jemi ku jemi, dhe duhet ta përcjellim garën edhe në këtë formë”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat