Eksperti, për përgjimet Kusari Lila – Radoiçiq: E papranueshme, personi që vendosë për orientimin e votës - një terrorist që cenon sigurinë e vendit

Politika

Eksperti, për përgjimet Kusari Lila – Radoiçiq: E papranueshme, personi që vendosë për orientimin e votës - një terrorist që cenon sigurinë e vendit

Nga: M.L. Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Ditëve të fundit janë publikuar seri bisedash me shkrim dhe me zë të cilat pretendohet se janë komunikime ndërmjet kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila kriminelit Milan Rdoiçiq dhe Sllavko Simiqit të Listës serbe. Partia në pushtet, pas publikimit të këtyre bisedave nga mediet, po vazhdon të jetë në shënjestër të akuzave të opozitës dhe analistëve të ndryshëm.

VV, të gjitha këto zhvillime po i konsideron si pjesë të "luftës hibride" nga Serbia e Rusia.

E bisedat ndërmjet Mimoza Kusari Lilës dhe Sllavko Simiqit, eksperti i sigurisë Drizan Shala po konsideron se mund të jenë pranueshme, meqë komuniteti serb është kategori kushtetuese.

Image
Drizan Shala

 

Situata me përgjime tani është tejet komplekse që atakon edhe sferën politike , institucionale por edhe sigurisë.

Bazuar në atë që politikisht mund të jetë e pranueshme, komunikimet e tilla me përfaqësuesit e subjektit politik lista serbe meqë është kategori kushtetuese komuniteti serb”, ka thënë Shala për “Bota sot”.

Megjithatë, ai thotë se në aspektin institucional, parlamentar është e dyshimtë nëse dakordohen për përcaktim të detyrave dhe direktivave, që mund të vihen nga këto komunikime, që e atakojnë jetën qytetare.

Po ashtu Shala theksoi se edhe në aspektin e sigurisë këto komunikime janë të papranueshme duke qenë se vijnë nga një terrorist, si Radoiçiqi që e ka cenuar sigurinë e vendit.

“Si dhe në aspektin e sigurisë është e pa pranueshme, sepse personi që në fund vendos për orientimin e votës është një terrorist që cenon sigurinë e vendit, atëherë do të duhej që Prokuroria e Kosovës të ndërmarr hapa konkret ndaj personave të involvuar në komunikim”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat