Pse Ramush Haradinaj i thotë spiun i Serbisë Kurtit, e jo Baton Haxhiut? Ish-agjenti i SHIK-ut rendit arsyet: Ka informacione për...

Politika

Pse Ramush Haradinaj i thotë spiun i Serbisë Kurtit, e jo Baton Haxhiut? Ish-agjenti i SHIK-ut rendit arsyet: Ka informacione për...

Nga: Naile Ejupi Më: 15 tetor 2024 Në ora: 21:34
Albin Kurti- Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin në FSK, ka thënë se sot është dashur të flitet për planin 10 vjeçar, teknikën dhe gjërat tjera që i duhen ushtrisë, por për diçka që është logjistike.

Haradinaj ka thënë se në kohën e UÇK’së ushqimi është bartur në krahë.

“Edhe ne në kohën e luftës në UÇK, situatën e logjistikës, ushqimit, veshmbathjeve e kemi zgjidhur në mënyrë që kemi ditur, duke e bartur shumë herë në krah ushqimin. Ushtari i Kosovës, por edhe polici, nuk ka shku aty për ushqimin aty, për pagën, për kushtet, ai është në gjendje me dhënë nga racioni i vet për secilin qytetar. Ai ka shkuar me shërby deri në frymën e fundit të jetës së vet, sepse ai/ajo e ka nda mendjen”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur akuzën se Kurti është “spiun i Serbisë”.

“Kur një ditë këtu i kam thënë që është spiun i Serbisë, po është spiun i Serbisë, po, është tradhtar ai që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Çka tjetër me i thënë këtij njeri? E ka lënë ushtrinë e vet pa bukë ky njeri. Pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij e nuk i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet?”

“I ka lënë pa transport, i ka lënë pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër, mbrrini me i lënë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, shihni se çka jeni tu bë, po e mbroni një njeri që mbrrini edhe ushtrinë me lënë pa bukë. Besomni nuk i them këto me ndonjë dëshirë të madhe se na jemi të gjithë të këtij vendi. Nëse para 6 vjete ke mbrri me u krenu në këtë parlament se po e krijojmë ushtrinë tonë, që po e nisim rrugën tonë drejt NATO’s, me ardhë sot këtu me diskutu se na i ka lënë ushtarët pa bukë Albin Kurti. Po po bre, spiun është, spiun i Serbisë është, agjent i tyre, njeri i tyre, përndryshe se kish lënë gjendjen kurrë kështu”, ka thënë pos tjerash Haradinaj.

Ndaj Haradinajt ka reaguar botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, i cili ka shprehur habinë e tij se si Haradinaj po guxon ta quajë Kurtin pa fakte spiun të Serbisë, ndërsa po frikësohet ta bëjë një gjë të tillë për Baton Haxhiun, për të cilin ka edhe fakte.

Ai, me këtë rast ka rikujtuar se Baton Haxhiu ka bashkëpunuar me shefin e UDB-së, Stanishiq dhe se për këtë ka fakte të njohura publikisht.

"Si guxon Haradinaj ta quajë Kurtin spiun të Serbisë, por nga Baton Haxhiu ka frikë?

Për t'u habitur se si Ramush Haradinaj guxon ta quaj Albin Kurtin "spiun të Serbisë", ndërkohë që nuk e ka thënë kurrë një fjalë të tillë për Baton Haxhiun, për të cilin ka fakte të njohura publikisht se ka bashkëpunuar me shefin e UDB-së, Stanishiq. Haradinaj është i njohur për guximin e tij, por duket se ka frikë të përballet me emra të tillë si Haxhiu.

Gjykata e Hagës ka konfirmuar bashkëpunimin e Haxhiut me Stanishiqin, një nga figurat kyçe për masakrën e familjes Jashari. Por, megjithatë, Haradinaj dhe të tjerë nuk guxojnë t’i emërtojnë publikisht spiunat e vërtetë të Serbisë”, ka thënë Mazrekaj.

Në anën tjetër, ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka përmendur disa arsye pse Haradinaj nuk e përmend Baton Haxhiun.

Miftari rikujton edhe kohën kur Haradinaj sulmohej nga Adem Grabovci dhe ai nuk e dematoi këtë të fundit.

“Ramush Haradinaj nga frika e pafuqisë së tij politike po tenton që me sulme të stilit komunist “ura e Partizanit” ta sulmojë Albin Kurtin pasi e dinë mirë se z. Kurti nuk bien nën nivelin e tij intelektual, e nuk ia kthen fyrjet e etiketat në të njëjtën mënyrë. Ju kujtohet fyerjet e Adem Grabovcit për Ramush Haradinajn në parlament kur e akuzoi nga vrasjet e deri te pasuritë marramendëse nga haraqi, nga hajnia, korrupsioni e deri te pasuritë në Dubai e Katar, kurrë Ramush Haradinaj nuk gjeti guximin t’i dematojë publikisht, bëhet pyetja pse?!”, thotë Miftari.

Image
Naim Miftari

Sipas tij, Baton Haxhiu mund të ketë informata për atë nuk përmendet nga Ramush Haradinaj.

“Në pyetjen pse Ramush Haradinaj nuk gjeti guxim asnjëherë kurrë ta përmend Baton Haxhiun, njeriun dikur të Ivica Stanishiqit të UDB-së, vetë nuk i di arsyet, por me siguri Baton Haxhiu si njeri i Stanishiqit, këshilltar i Vuçiqit, e si këshilltar i Edi Ramës dhe këshilltar i Hashim Thaçit e themelues i SHIK-ut, me siguri ka informata se kush e sillte pas luftës në xhip të UÇK-së- TMK një ish- kryetar serb i kohës së masave të dhunshme të Millosheviçit nëpër Dukagjin dhe me të bëntë pazare me prona, pastaj Batoni me siguri ka informata për njerëz se kush i bënte “tregovina” me ETC, Bananen, Ekrem Llukën e deri te kush e strehonte në Pejë pas luftës Bogolub Kariqin, Vis Marinin e njerëz që akuzoheshin për vrasjen e Azem Hajdarit e deri te vrasja e Ahmet Krasniqit. Pastaj, Batoni ka informacione se kush nga zyrtarët komunalë e partiak të AAK-së i kanë ngrënë 5 hektar tokë në Deçan nga Manastiri i Deçanit e ia mundësun manastirit serb t’i merr 24 hektarë tokë kompenzim në një marrëveshje xhentemenësh, sidomos kur Ramushi e shpëtoi në ngjarjet e marsit 2004 manastirin e Deçanit nga djegia me themel”, pohon ish- agjenti.

Ai përmend edhe informacione tjera.

“Pa i përmendur këtu se Batoni përmes UDB- BIA serbe dhe SHISH- SHIK ka shumë informacione për qindra vrasje që ndodhën në Dukagjin nga pas lufta e deri te vrasja e vëllezërve Musaj të Strellcit, pa i përmend privatizimet AKM-së e hajnit e grabitjet e tokave, objekteve shoqërore, e pompave të benzinës përmes trukimeve e shatazheve të ndryshme, pra ka qindar arsye pse Ramush Haradinaj ia dinë hallin vetit e nuk e sulmon Baton Haxhiun, por e sulmon intelektualin Albin Kurtin, sulme këto që si beson as vetë Ramushi e si han as vetë lopa e Ramushit që kur tagii bon muuu, qashtu na shpjegojke në tv dikur Ramushi si bën kur jetë lopa pa san e tagi..!”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat