Kundërpërgjigje e ashpër për Stanon pas deklaratës ndaj Kurtit për masat ndëshkuese – i kujtohen këto gjëra nga e kaluara!

Politika

Kundërpërgjigje e ashpër për Stanon pas deklaratës ndaj Kurtit për masat ndëshkuese – i kujtohen këto gjëra nga e kaluara!

Nga: M.Haziri Më: 16 tetor 2024 Në ora: 10:03
Peter Stano

Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në takimet që zhvilloi në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai i kërkoi kancelarit gjerman Olaf Scholz mbështetje për largim të tyre dhe po të njëjtën kërkesë e pati edhe në takim me kryediplomatin italian Antonio Tajani.

Për median, kësaj kërkese të Kurtit dha një përgjigje zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare”, u përgjigj Stano.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Image
Shqiprim Pula

Ai u shpreh se kryeministri Kurti ka të drejtën e plotë e legjitime që në çdo takim të kërkoj heqjen e masave që u vendosën padrejtësisht ndaj Kosovës.

Sipas kushtetutës së vendit, kryeministri i Republikës e ka të drejtën e plotë e legjitime, në çdo takim, të kërkoj heqjen e masave krejtësisht të padrejta dhe të paargumentuara sipas legjislacionit të Unionit Europian (UE-së) të vendosura ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë

Më tej, njohësi vazhdon me argumentet ku ndërkombëtarët nuk ndëshkuan Serbinë asnjëherë.

Duke filluar kidnapimi i policëve të Kosovës e deri tek letra e Bërnabiq që i shkroi Brukselit për refuzim dhe mos marrjen përsipër të zbatimit të 'marrëveshjeve' dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë e Josef Borell, në rrugë ndëshkimore ka propozuar dhe vendosur këto masa, duke mos e konsideruar aspektin e ushtrimit të autoritetit kushtetues e ligjor të institucioneve të shtetit të Kosovës, në pjesën veriore të vendit, veprime këto që kishin të bënin me ushtrim të pushtetit politik e institucional në mbarë territorin e Republikës, sepse Serbia ka kidnapuar policët kufitar të Kosovës në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Leposaviqit dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë;

Serbia i kërkonte pakicës Serbe përmes formacionit 'Srpska Lista' për mosbindje civile e mos-respektim të kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, në veriun e Republikës dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë; të shpeshta ishin rastet kur Serbia i kërkonte formacionit 'Srpska Lista' të vendoste barikadime në veriun e Republikës dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë; Serbia i kërkoi formacionit 'Srpska Lista' t'i bojkotojnë institucionet lokale në Nëntor të 2022-tës, veri të Republikës dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë; Serbia i kërkonte formacionit 'Srpska Lista' t'a bojkotonin procesin zgjedhor më 23 Prill, 2023 dhe procesin e votimit më 21 Prill, 2024 pro/kundër kryetarëve të Komunave veriore dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë; Serbia deklarativisht i pranoi si marrëveshje, dokumentin e 27 Shkurt, 2023 në Bruksel dhe aneks-dokumentin e 18 Mars, 2023 në Ohër të Maqedonisë por nuk pranoi t'i nënshkruante dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë; më 14 Dhjetor, 2023 Ana Brnabić kryeministre e Serbisë, i dërgoi shkresë Brukselit, duke konfirmuar refuzimin dhe mosmarrjen përsipër të zbatimit të 'marrëveshjeve' dhe nuk ka patur reagim e as ndëshkim ndaj Serbisë; si dhe më 24 Shtator, 2023 grupe para-shtetërore Serbe, në krye me Radoiçiq (nënkryetarin e 'Srpska Lista') bën agresion ushtarak kundër integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk ka patur ndëshkim ndaj Serbisë e përkundrazi Serbia shpalli një ditë zie e 'Srpska Lista' shpalli tre ditë zie dhe sërish nuk pati reagim.

Përgjatë gjithë procesit dialogues në Bruksel, UE-ja respektivisht Josef Borell nuk i kërkoi Serbisë që t'a heq Kosovën nga kushtetuta e Serbisë; e KUR institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës shtuan praninë e tyre, për të garantuar sigurinë publike dhe ruajtur rendin kushtetues e ligjor në mbarë veriun e vendit, Josef Borell propozoi dhe vendosën masa ndaj nesh!!! prandaj, në çdo rast e mundësi kryeministri i vendit ka të drejtë të kërkoj heqjen e masave”, shpjegoi Pula.

Në fund, ai nënvizon prononcimin duke përmendur edhe deklaratën e Stanos duke thënë që ne nuk mund të i heqim masat por mund ta kërkojmë ta bëjmë këtë.

E për sa i përket deklarimeve të Peter Stano, ne, e dimë se nuk mund të vendosim për heqjen e masave të padrejta, por, po ashtu kemi të drejtë absolute të kërkojmë heqjen e tyre, dhe ato masa, duhet të hiqen sa më pare”, përfundoi Pula për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat