Kundërpërgjigje e ashpër ndaj Haradinajt, pasi akuzoi Kurtin si “spiun i Serbisë” – I vjen një kërkesë!

Politika

Kundërpërgjigje e ashpër ndaj Haradinajt, pasi akuzoi Kurtin si “spiun i Serbisë” – I vjen një kërkesë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 16 tetor 2024 Në ora: 11:56
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Kurti, pa asnjë dëshmi konkrete.

Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së djeshme e ka quajtur sërish Kurtin spiun të Serbisë.

Haradinaj ka theksuar se është tradhtar ai njeri i cili sipas tij, e lë ushtrinë e Kosovës pa bukë.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk punon në interes të vendit, dhe po dobëson shtyllat jetike të sigurisë.

“Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij vendi, në vazhdimisht pa ndalë vazhdon ta dobësojë vendin që udhëheqë, duke i dobësuar shtyllat  jetike shtyllat e sigurisë. Ai godet pamëshirshëm Policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe vazhdon me i godit.

Po, është spiun i Serbisë, është tradhtar ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij pse s’i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet.. I ka lënë pa transport, pa veshmbathje, pa gjithçka tjetër, mbërriti me lënë edhe pa bukë”, ka deklaruar Haradinaj.

Duhet theksojmë që opozita ka mbajtur gjatë ditës së djeshme seancë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me ushqimin për ushtrinë e Kosovës.

Të njëjtit akuzuan në vazhdimësi Qeverinë për shumë gjëra mirëpo nuk morën ndonjë kundërpërgjigje pasi pozita nuk mori pjesë në seancë.

Por, këto akuza të Haradinajt të njëpasnjëshme a duhet të kenë dëshmi pasi ka një kohë që po përsëriten nga i njëjti ndaj kryeministrit Kurti?

Mehazi: Gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se Haradinaj qëllimshëm ia fali veriun e Kosovës, Radojçiqit dhe Vuçiqit

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Ai thotë se deklaratat e Haradinajt janë "shpifëse" dhe aspak të vërteta.

“Akuzat e Ramush Haradinajn ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjoja e paskësha lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës  janë humoreske për të qeshur me zë të lartë, deklarata shpifëse të llojit të një gruaje shtrigane e cila shpif të tjerët për t'u mbrojtur nga veprimet e saja të shëmtuara. Rambo i luftës që me kokën e tij të zbrazur ia fali Çakorrin dhe Zhlebin Malit të Zi, i thotë kryeministrit Albin Kurtit "tradhtar" a njëzet vjet radhazi ka qenë në qeveri me "pobratinin" e tij kriminelin serb Radojçiqin dhe Veselonoviqin. I thotë "tradhtar" Kurtit a vet ani se ua fali kriminelëve serbë të Radojçiqit veriun e Kosovës, me pasaporte, letërnjoftime, targa, polici e banka serbe, vetëm për t'u pasuruar Rambo Komandanti në emër të Radoiçiqit në veri të vendit”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që qytetarët e dinë qëllimin dhe se akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit janë spektakle gënjeshtrash parazgjedhore.

“Gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se Haradinaj qëllimshëm ia fali veriun e Kosovës, Radojçiqit dhe Vuçiqit, për t'u pasuruar vetë, po, po në krah të  vëllait kriminel Radoiçiqit në veri u pasurua Haradinaj.

Nëse vëllai politik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, për Ramush Haradinajn, vëllai politik në Kosovë është kryekrimineli serb Radoiçiqi.

Shkurt e qartë, shpifjet e akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit janë spektakle gënjeshtrash parazgjedhore që askush prej qytetarëve të Kosovës nuk i dëgjon dhe beson, pasi e dinë Ramush Haradinaj se është politikan i skaduar dhe pa farë ndikimesh politike”, foli Mehazi për “Bota sot”.

Ahmeti: Është etike që zoti Haradinaj të kthehet në rrugën për atë për të cilën është thirrur

Ndërsa, analisti politik Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka kritikuar gjuhën e ashpër të opozitës që po e përdorin kundrejt pushtetit.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai thekson që gjuha e arsyes është rruga e komunikimit politik, pasi vetëm në këtë mënyrë votuesi bindet për një alternativë më të mirë e jo gjuha jo-parlamentare.

“Jo zyrtarisht  jemi në fushatë zgjedhore dhe gjuha është ashpërsuar jashtëzakonisht shumë në drejtim të pushtetit. Por, një gjë është e pakuptimtë, pasi gjuha e opozitarëve duhet të jetë më e arsyeshme dhe jo niveli i komunikimit të zhvillohet në këtë nivel degradues të gjuhës parlamentare.

Gjuha e arsyes është rruga e komunikimit politik, pasi vetëm në këtë mënyrë votuesi bindet për një alternativë më të mirë e jo gjuha jo-parlamentare, e cila brenda vetës shpërfaqe injorancën e naivitetin e përfaqësuesve të popullit”, shpjegoi analisti.

Në fund ai nënvizon që akuzat që Haradinaj ka ndaj Kurtit duhet të i arsyetoj e jo të manipuloj përmes gjuhës së ulët.

“Është etike që zoti Haradinaj të kthehet në rrugën për çfarë i thirrur dhe nëse ka dyshime të tilla në drejtim të kryeministrit duhet t'i arsyetoj  dhe ato dosje t'i dorëzoj në vendin ku duhet e jo të mundohet të manipuloj përmes kësaj gjuhe të ulët. Një subjekt politik me një përfaqësues të tillë, nuk mund të ngritet politikisht, pasi qytetarët janë të lodhur me akuza e kundër akuza dhe nuk durojnë një fyerje të tillë. Një gjë jam shume i sigurt se zoti Hardinaj ka zgjedhur një strategji të gabuar dhe kjo do të përkthehet  në humbje të fuqisë elektorale me 9 shkurt”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat