E quajti Kurtin “spiun të Serbisë dhe tradhtar”/ Haradinajt i vjen kundërpërgjigja e ashpër

Politika

E quajti Kurtin “spiun të Serbisë dhe tradhtar”/ Haradinajt i vjen kundërpërgjigja e ashpër

Nga: P.R Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:02
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e quajtur atë “spiun të Serbisë dhe tradhtar”.

“Në këtë foltore herët i kam thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë menduar se buron vetëm nga opozitarizmi. Ju lutem angazhimi i tij ditor është i tëri mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi. Kurti në mënyrë sistematike, në vazhdimësi e dobëson vendin që drejton. Po i dobëson shtyllat jetike të vendit, ato të sigurisë. Po godet pamëshirshëm Policinë, AKI-në dhe ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe po vazhdon të godit. I kam thënë një ditë këtu se është spiun i Serbisë. Po është tradhtar ai njeri që e len ushtrinë e vet pa bukë. Ky njeri e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën ky këta? Pse po i ndodh këtij? Pse s’i ndodhi dikujt gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet? Të gjitha janë rastësi a? I ka lënë pa transport, pa veshmbathje pa shumëcka tjetër, tash i la edhe pa bukë. Ju lutem kush e mbron këtë njeri shihni çka jeni duke bërë. Po e mbroni njeriun që arriti edhe ushtrinë me lënë pa bukë…Po bre spiun është, agjentë i tyre, njeriu i tyre. Përndryshe kurrë se kish lënë gjendjen kështu”, deklaroi Haradinaj.

E analisti Gani Qarri i quan skandaloze akuzat e Ramush Haradinajt.

Image
Gani Qarri

"Kurse sa u takon akuzave të Haradinajt, shpifjet e tij skandaloze, e të pa bazuara, kanë kaluar çdo kufi të normalitetit, ndaj përderisa atë e injorojnë plotësisht, si prokuroria speciale ashtu edhe gjyqësori i shtetit, ai bënë që edhe qytetarët e Kosovës të frikësohen, se i pari i partisë private-AAK-së, mund të vuaj nga skizofrenia, e cila përveçse është e rrezikshme dhe pothuajse e pashërueshme për personin, mund ti rrezikojë edhe njerëzit e afërm me te, për inkorporomi mendore e praktike të saj, dhe përsëritjen e sjelljeve të tij, që për ata, duket të jetë sjellje normale", shprehet Qarri.

Me akuzat ndaj Kurtit, Haradinaj sipas Qarrit, po përpiqet që t'i fsheh gjitha dëmet qe ia ka shkaktuar Kosovës.

"Përndryshe, jo vetëm që është plotësisht e pandershme, por edhe shumë e turpshme dhe krejt e pakuptueshme që një njeri si Haradinaj, që pa fije ndërgjegje, ia fali mese 8300 hektar tokë autoktone të Kosovës, shtetit xhuxh të Malit të Zi, për çka sot e mallkojnë të gjithë fshatarët që kishin stanet dhe kullosat e veta, në ato "ish" pjesë të Kosovës, nga keqtrajtimi që u bënë atyre, policia malazeze, tani të përpiqet ti harroj të gjitha dëmet që i ka shkaktuar Kosovës dhe përmes akuzave skizofrenike, ndaj kryeministrit Kurti, të shpresoj se përsëri do të arrij, ti mashtrojë me shpifje- shqiptarët dhe marrë votat e tyre, gjë që mendojë se nuk do të ndodhë më, dhe Ramushi do ti bashkohet Fatmirë Limës, të mrizojnë bashkë, në qetësin e rezervuar për ta, larg parlamentit dhe larg nga politika", thekson Qarri.

Qarri thotë se Haradinaj i ka ditët e numëruara në politikë, andaj edhe nuk po kursehet në akuza ndaj Kurtit.

"Sjellja e tij, dëshmon se Ramushi akoma nuk e ka kuptuar, që një njeri i cili priste në zyrat e kryeministrisë së Kosovës, kryeterroristin Millan Radojçiq dhe ia fali mese 8300 hektar tokë autoktone të Kosovës bashkë me Kullën, Zhlebin e Çakorrin shtetit fqinj si Mali i Zi, për mbrojtjen e të cilave kanë rënë dëshmor shumë shqiptar, në disa gjenerata, se ai i ka ditët e numëruara në politikë, sepse votat e qytetarëve të Kosovës, nuk mund të merren me forcë, shpifje as kërcënime, por me punë e përkushtim të sinqertë ndaj vendit, andaj ai është mirë të bëhet gati, se ndoshta kësaj radhe vërtetë mund ti duhet të përshëndetet përfundimisht me politikën dhe të kalojë në harresë publike, i pensionuar me vullnetin e sovranit, i cili është vendimtar e i pamposhtur dhe nuk mund të mundet me shpifje huliganeske, sjellje skandaloze, urrejtje skizofrenike, as intriga patriarkale", përfundon analisti Gani Qarri për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat