Analisti ia shuan shpresat Bedri Hamzës për kryeministër!

Politika

Analisti ia shuan shpresat Bedri Hamzës për kryeministër!

Nga: N. Sh. Më: 17 tetor 2024 Në ora: 22:50
Bedri Hamza

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj e ka komentuar formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas tij, ky koalicion do të bëhet në mes LVV-së, apo PDK-së dhe LDK-së.

Ai duke folur për koalicionet, thekson se, Bedri Hamza i emëruar nga PDK-ja për kryeministër, ëndërra e tij është e parealizueshme.

Sipas tij, Hamza nuk ka kaçik për ta mundur Albin Kurtin.

“Po sjellim këtu një mendim nga një bisedë të mbajur diku në pranverë të këtij viti të Albin Kurtit të LVV dhe Memli Krasniqit të mbajtur për mundësinë e ndonjë koalicioni pasgjedhor. Por kjo ide nuk vazhdojë më tejë, anipse konceptet e të dy këtyre partive janë diametralisht të kundërta e cila edhe nuk do parapëlqehej as nga LVV dhe as nga PDK. Por, i nominuari i PDK-së, Berdri Hamza deklaroi diku në një inetervistë se nuk do të këtë ‘vija të kuqe pas zgjedhjeve’ që lë mundësinë e koalicionit paszgjedhor”, thotë Maxharraj.

Por sipas tij, Hamza thotë se nuk do të bëjë koalicion me LVV-në e Albin Kurtit, sepse konceptet programore i ka më të përafërta me LDK.

“PDK-ja dhe LDK-ja ishin në koalicion dy herë në vitin 2008 dhe 2014. PDK e parapëlqen koalicionin me LDK sepse nuk ka rrugëdalje tjetër”, potencon ai.

Sipas tij, këto dy koalicione kanë lënë pasoja të pa shërueshme për vendin.

“Gjatë këtyre koalicioneve u nënshkruan dy marrëvshje të pista, tradhtare sikur është Asociacioni një etnik serb i Hashim Thaçit me 2013 dhe i Isa Mustafës me 2015. Pasojat e të cilave sot po i heq qeveria Kurti, por gjatë këtyre dy koalicioneve PDK-LDK u shit edhe Çakorri përkrenarja e Kosovës që kurrë gjatë historisë nuk mund e pushtoi as Kral Nikolla e as Mark Milani sepse mbroheshin nga kreshnikët e Rugovës. Por edhe nese këto dy parti PDK dhe LDK lidhin koalicion mes veti nuk i kanë votat e mjaftueshme për të qeverisë vendin. Dhe prap se prap do të vjen Kurti për kryeministër të Kosovës”, përfundon profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat