Isa Mustafa ngriti alarmi për veriun e vendit – ish-ushtaraku i kundërpërgjigjet ashpër: Ky është qëllimi i tij!

Politika

Isa Mustafa ngriti alarmi për veriun e vendit – ish-ushtaraku i kundërpërgjigjet ashpër: Ky është qëllimi i tij!

Nga: M.Haziri Më: 19 tetor 2024 Në ora: 18:03
Isa Mustafa

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri.

Sipas tij, në veri tani është një gjendje tjetër, të cilën ai e quan si arritje të përkohshme, derisa edhe ngrit dilema se sa do të jetë e qëndrueshme kjo.

Përkitazi me këtë, Mustafa deklaron, se mbyllja e strukturave paralele dhe ndalimi i qarkullimit të dinarit janë vendime të duhura.

Megjithatë, ai thekson se kjo nuk do të thotë se është shtrirë sovraniteti në veri, pasi gjendja po mbahet me kontrolle të rrepta të policisë dhe se komuniteti serb ende po shprehet kundër veprimeve të qeverisë dhe kundër kryetarëve aktual në katër komunat veriore.

E në lidhje me këto pikëpyetje të Mustafës dhe mundësisë që serbët të përgatitin ndonjë skenar për të destabilizuar atë pjesë, ka folur ish-ushtaraku Hafir Hoxha për “Bota sot”.

Image
Hafir Hoxha

Ai thotë se me këtë deklaratë Mustafa nuk mund të di për skenarët e Serbisë.

Sipas tij, serbët në Kosovë janë të lënë anash nga politika serbe në Beograd dhe tani ka mundësi që ata serbë që nuk janë në partinë e Vuçiqit të aktivizohen dhe të ketë përplasje mes serbëve brenda Kosovës.

Isa Mustafa nuk dinë ky që ka skenarë dhe askush nuk i din skenarët e Serbisë për veriun.

Serbia ka probleme të brendshme, serbët në Kosovë kanë mbetë anash si pikë e rendit të parë të politikës serbe në Beograd, tani kanë filluar serbët në Kosovë të ndihen si të lanun anash e sidomos ata që kishin mbështetjen e Vuçiqit. Ka mundësi të aktivizohen strukturat serbe që nuk janë në partinë e Vuçiqit në Kosovë dhe të jetë përplasje mes serbëve brenda Kosovës , prandaj grupet kriminale do të mundohen me rikthye veriun e Kosovës në zonë të pa sigurtë ku nuk ka kontrollë as Prishtina e as Beogradi që ata të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kontrabandë”, u shpreh ai.

Më tej, ai shton që Qeveria e Kosovës duhet të punojë shumë që të angazhoj edhe serbët në strukturat shtetërore në veri.

Mirëpo deklarata e Mustafës dhe opozitatëve të tjerë tani përshtatën në atë mënyrë që sa më shumë me dëmtu VV dhe sa më shumë me përfitue ato tani në fushatë parazgjedhore.

“Për momentin është situata nën kontrollë.

Por Qeverisë së Kosovës i duhet punë që të angazhon edhe serbët në struktura shtetërore në veri në administratë dhe polici pasi ka serbë të inzeteszar që dëshirojnë të punojnë në institucione e Kosovës e sa më shumë të jenë ata të punësuar aq më pak do të kenë hapsirë grupet kriminake serbe të veprojnë në veri.

Deklaratat e Isa Mustafës dhe opozitatëve të tjerë tani përshtatën në atë mënyrë që sa më shumë me dëmtu VV dhe sa më shumë me përfitue ato tani në fushatë parazgjedhore, pra deklaratat e tyre janë të planifikuara për efekte pozitive në fushat për subjektet e tyre dhe nuk kanë të bëjnë aspak me situatën dhe realitetin në teren”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat