I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se javën e kaluar ka bërë përgatitjet për takimin që do të mbajë me negociatorët kryesorë në Bruksel më 24 tetor.
Lajçak ka deklaruar në Facebook se vizita e tij në Vjenë ishte produktive dhe se është angazhuar në një diskutim të thellë dhe të thellë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
“Është koha për të filluar seriozisht me zbatimin,” tha Lajçak.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.
Ai thotë se Lajçak është mercenar i Serbisë sorosiste dhe i përmbahet strategjisë antishqiptare të Evropës tani brukseliane, armike tradicionale e kombit shqiptar.
Sipas tij, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë dy figura shqiptare që sollën ndryshime pozitive për Kosovën dhe duhet vlerësuar kontributin e tyre për vendin.
“E kam thënë dhe stërthënë që Lajçaku është mercenar i Serbisë sorosiste dhe i përmbahet strategjisë antishqiptare të Evropës tani brukseliane, armike tradicionale e kombit shqiptar. Sipas asaj strategjie, të cilën, siç e dini shumë mirë, e ka pasë theksuar publikisht në vitin 2001 në Shkup ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, “shqiptarët janë mendjelehtë”. Prandaj, duke e zgjatur pa fund odisejadën e bisedimeve të kota me Serbinë, mercenarët e Serbisë Lajçak dhe Borrell kanë krijuar bindjen e plotë se udhëheqësit e Dardanisë do t’i pranojnë, më në fund, kushtet e brukselizmit vetëm sipas tekave të Serbisë fashiste. Bindja ime e patundur është se Republika e Dardanisë dhe përgjithësisht populli dardan, për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, nxorën në skenë dy formacione politike me dinjitet shumë të lartë kombëtar - Vetëvendosjen dhe Lvizjen Guxo - çka nuk ishte vënë re absolutisht që nga periudha zulmëmadhe skënderbejane.
Ne, si komb shqiptar, duhet të jemi tepër krenar që, po për herë të parë, në Republikën e Dardanisë populli dardan nxori në udhëheqje një politikan emblematik, si Kryeministri Albin Kurti, dhe një Presidente po aq emblematike, si Presientja Vjosa Osmani, të cilët, me qëndrimin e tyre fort dinjitoz, jo vetëm ndaj Serbisë fashiste, por edhe ndaj shovinizmit të Evropës brukseliste, e kanë ngritur lart dinjitetin dhe krenarinë tonë kombëtare. Prandaj, nëse ndonjëherë do të bëhet fjalë për ribashkim kombëtar, duhet ribashkuar Republika e Shqipërisë me Republikkën e Dardanisë dhe jo Republika e Dardanisë me Republikën e Shqipërisë, sepse pikërisht populli i kësaj të fundit është shumë i dëshiruar për të pasur në krye të vendit vetëm udhëheqës të formatit të Kryeministrit Albin Kurti dhe të Presidentes Vjosa Osmani dhe jo kryetradhtarë dhe mercenarë në shërbim të Serbisë fashiste dhe të Evropës brukseliste, si monstra Rama, turpi dhe faqja e zezë e mbarë kombit shqiptar, trashëgimtar i kryetradhtisë së Enver Hoxhës, argatit të Titos dhe të shovinizmit serbomadh”, u shpreh ai.
Më tej, profesori vazhdon analizën duke theksuar që Kurti dhe Osmani janë duke mbajtur mbi shpatulla tradhtinë e rëndë të kryetradhtarit Hashim Thaçi dhe të bandës së tij, në bashkëpunim me kryetradhtarin Rama dhe kryekriminelin Vuçiç.
Gjithashtu ai thekson që është koha të i ndalohet hyrja Lajçak dhe Borrell në Kosovë.
“E kam theksuar shpeshherë që Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë duke mbajtur mbi shpatulla tradhtinë e rëndë të kryetradhtarit Hashim Thaçi dhe të bandës së tij, në bashkëpunim me kryetradhtarin Rama dhe kryekriminelin Vuçiç, për copëtimin e Republikës së Dardanisë dhe krijimin në terrirorin e saj të prostitutës së pavarur politike, të ashtuquajtur bashkësi e komunave serbe. Lind pyetja: dhe sa kohë do të vazhdojnë ta mbajnë mbi shpatulla një tradhti të tillë? Pse nuk e flakin në mbeturina me një Vendin të Kuvendit dhe me një Referendum mbarëpop;ullor?
Ka ardhur dhe ka kaluar koha që Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjoa Osmani t’u ndalojnë hyrjen në Republikën e Dardanisë mercenarëve të Serbisë Lajçak dhe Borel dhe të njoftojnë Evropën brukseliste për ndërprejen tërësore të çdolloj bisedimesh me Serbinë fashiste. Mos harroni, moj Zonja e nderuar Majlinda, se ju, në Republikën e Dardanisë, e keni një mikroshtet fashist serb - shtetin e kishave ortodokse serbe, të cilat nuk kanë kurrfarë marrëdhëniesh me strukturat e shteti të Republikës së Daedanisë.
Mendoj se paskëtaj është e kotë të flasim për bisedimet me Beogradin fashist, të cilin e mbështet plotësisht Brukseli. Sepse Serbia, në të vërtetë, është zëdhënësja e Rusisë fashiste në gadishullin tonë”, foli profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.