“Serbët dëshirojnë të marrin tokë dhe t’i vrasin…!”, eksperti austriak ngre alarmin – kërkon që Kosova të anëtarësohet urgjentisht në NATO!

Politika

“Serbët dëshirojnë të marrin tokë dhe t’i vrasin…!”, eksperti austriak ngre alarmin – kërkon që Kosova të anëtarësohet urgjentisht në NATO!

Nga: A.M. Më: 21 tetor 2024 Në ora: 12:02
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një prononcim për “Bota sot” foli mbi rëndësinë e anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO.

Sipas tij, kjo gjë duhet të jetë edhe prioritet i presidentit të ardhshëm të SHBA-së, pasi kjo është mënyra e vetme për ta bërë Serbinë të shkëputet nga Rusia.

Madje, tha se shteti serb nuk do e njohë kurrë Kosovën, nëse kjo e fundit nuk anëtarësohet në NATO.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë një nga prioritetet kryesore te Presidentit të ri të SHBA-së, në vitin 2025.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është mënyra e vetme për ta bërë Serbinë të shkëputet nga Rusia, pasi Serbia do ta njohë Kosovën vetëm pasi kjo e fundit të jetë në NATO.

Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën nëse Perëndimi refuzon anëtarësimin në NATO dhe vazhdon ta trajtojë Kosovën si “fëmijë të paligjshëm të lindur jashtë martese””.

Krahas kësaj, potencoi edhe ndikimin e madh që NATO ka pasur në çlirimin dhe mbrojtjen e Kosovës.

Fehlinger theksoi edhe faktin se refuzimi i Kosovës po inkurajon forcat serbe që të synojnë të marrin tokë dhe të vrasin shqiptarë përsëri.

“NATO e ka çliruar Kosovën, NATO ka mbrojtur Kosovën dhe NATO ka rindërtuar Kosovën.

Tani pas 26 vitesh politikë pro Kosovës, kur Kosova është e pjekur për anëtarësim, ne e refuzojmë barazinë mes aleatëve, të njëjtën gjë që ia dhamë Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, bashkëmoshatarëve të krahasueshëm rajonal?

Refuzimi i Kosovës është duke inkurajuar forcat revanshiste serbe që e urrejnë Kosovën dhe duan të marrin tokën dhe të vrasin përsëri shqiptarët”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti austriak tregoi edhe arsyjen pse shtetet tjera duhet ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Refuzimi i Kosovës në NATO patjetër do të çojë në luftë përsëri.

Integrimi i Kosovës në NATO do t'i japë fund të gjitha luftërave në Ballkan përgjithmonë

Kjo është arsyeja pse të gjithë miqtë e paqes në Ballkan duhet të mbështesin aderimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat