(Pa) pritshmëri për takimin e 24 tetorit: Ish-zyrtari i lartë paralajmëron për rrezikun nga Asociacioni dhe kritikon Qeverinë

Politika

(Pa) pritshmëri për takimin e 24 tetorit: Ish-zyrtari i lartë paralajmëron për rrezikun nga Asociacioni dhe kritikon Qeverinë

Nga: M.Haziri Më: 22 tetor 2024 Në ora: 10:12
Petar Petkoviq, Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

Nga takimi i 24 tetorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë na ndajnë vetëm edhe dy ditë.

E në lidhje me këtë raund të bisedimeve, ka pasur reagime të mëdha, se a do të ketë ndonjë zhvillim të rëndësishëm apo jo.

Së fundmi ka folur edhe Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.

Ai, duke insistuar në themelimin e Asociacionit, është shprehur pesimist për rezultatin e negociatave në takimin e paraparë në Bruksel me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi më 24 tetor.

Siç ka thënë Petkoviq, e gjitha për shkak se për ‘’Prishtinën është problem të diskutojë Asociacionin e komunave serbe dhe përmbushjen e marrëveshjeve’’.

Të gjendur në këtë situatë dhe bazuar në këtë deklaratë, a po shkon Serbia drejt ‘dorëzimit’?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, foli ish-zyrtari i lartë shtetëror, Izmi Zeka.

Image
Izmi Zeka

Ai shprehet skeptik për rezultate nga takimi i 24 tetorit.

Ndërsa sa i përket Asociacionit ai thekson që nuk është pozitiv për Kosovën, por tejet i dëmshëm për t’u zbatuar.

Qeveria e Kosovës ka dështuar për katër vite që të arrijë ti zgjidh problemet me Serbinë.

Takimi i 24 tetorit më shumë mund të jetë përmbushje e një agjende të BE-së se sa do të ketë rezultat në raportet me marrëveshjet Kosovë –Serbi.

Por sa i përket asociacionit i dakorduar mes palëve që është futur në marrëveshjen e Brukselit dhe aneksit të Ohrit i kalon përmasat e vendimit të Gjykatës kushtetuese të vitit 2015 për asociacionin,

Vlerësoj se ky draft si i tillë e defunksionalizon shtetin e Kosovës dhe i jep fuqi një pushteti të tretë në Kosovë”, shpjegon ai.

Në fund, Zeka kritikon Qeverinë e Kosovës duke përmendur marrëveshjen e Bruksleit dhe aneksin e Ohrit.

Andaj kjo lojë e deritanishme dhe dakordimi i qeverisë Kurti me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksit të Ohrit do të mbeten dhimbja më e madhe e pas luftës për perspektivën dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Serbia tani ka arritur që nga marrëveshjet e mëhershme që figuronte njohja reciproke, në bashkëpunim edhe me të tjerët të largoj dhe të krijoj relacion të ri në raport me BE-në dhe SHBA sa i përket Kosovës”, përfundoi Izmi Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat