Vizita e O’Brien në Kosovë/ Zbërthehet mesazhi i fuqishëm për Kurtin – analisti zbulon këto detaje!

Politika

Vizita e O’Brien në Kosovë/ Zbërthehet mesazhi i fuqishëm për Kurtin – analisti zbulon këto detaje!

Nga: M.Haziri Më: 23 tetor 2024 Në ora: 10:09
James O’Brien

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro Azinë, James O’Brien, ka qëndruar në Kosovë ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e dhëna në marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit.

Ai ka theksuar se është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, ndërsa ka shtuar se “Kurti e kupton këtë”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Elezaj.

Ai thotë se qëndrimi i O’Brien ka ardhur në kuadër të angazhimit dhe rolit amerikan në ruajtjen e sigurisë në Evropë, posaçërisht në Ballkanin Perëndimorë.

Image
Rexhep Elezaj

Sipas tij, se vizita e O’Brien në Kosovë dhe takimi mbi dy orë e gjysmë me kryeministrin Kurti, qëllim kryesorë ka pasur të bëjë presion shtesë mbi qeverinë e Kosovës që t’i zbatojë pa humbur kohë obligimet e marra në Bruksel me marrëveshjen bazë (Planin franko-gjerman) dhe Aneksin e saj në Ohër, në rend të parë, dërgimin e Draft-Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën kushtetuese.

Qëndrimi i Ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, z. James O’Brien pardje në Prishtinë, vjen pa dyshim, në kuadër të angazhimit dhe rolit amerikan në ruajtjen e sigurisë në Evropë, posaçërisht në Ballkanin perëndimorë, kur dihet se ndikimi dhe prezenca ruse është prezente në Serbi dhe Republika Srpska në Bosnje, ku mos normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë paraqet pengesë të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin perëndimorë, andaj shpërthimi i çfarëdo lloj konflikti në këtë rajon për strategjinë amerikane në Evropë është i dëmshëm.

Prandaj, unë mendoj se vizita e z. J. O’Brien në Kosovë dhe takimi mbi dy orë e gjysmë me kryeministrin Kurti, qëllim kryesorë ka pasur të bëjë presion shtesë mbi qeverinë e Kosovës që t’i zbatojë pa humbur kohë obligimet e marra në Bruksel me marrëveshjen bazë (Planin franko-gjerman) dhe Aneksin e saj në Ohër, në rend të parë, dërgimin e Draft-Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën kushtetuese, si dhe implementimin e zotimeve tjera të marra në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, mbase e gjithë kjo si kusht që Kosova të mos stagnojë më në rrugën e saj drejt BE-së, por të ecën përpara drejt zhvillimit ekonomik si dhe anëtarësimit në organizatat kyçe ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Më tej analisti thekson mesazhi i O’Brien padyshim që ka qenë formimi i Asociacionit dhe se nëse i njejti nuk formohet atëhere Kosova rrezikon të mbesë pa aletatin e saj, SHBA.

“Mendoj, po ashtu, se z. O’brien gjatë takimit me kryeministrin Kurti, do ketë kërkuar nga ai që mos të hezitojë, sikur deri më tani, në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që kuptohet qartë në fjalinë e tij, kur thotë, se “është momenti që Kosova ta përkufizojë pamjen e vetë, dhe Kurti e kupton këtë”, që lenë të kuptohet qartë, se fjalën e ka për asociacionin, pa formimin e të cilit Kosova nuk mund ta përkufizojë pamjen e vetë si shtet i pavarur dhe demokratik. Pra, ky ka qenë mesazhi kryesor i tij për kryeministrin Kurti.

Me fjalë tjera, nga kryeministri Kurti ka kërkuar, ndoshta edhe duke i bërë presion, që formimi i këtij asociacioni nuk ka alternativë për qeverinë e tij, dhe se Kosova rrezikon që të mbes pa aleatin e saj kryesorë, SHBA-të, gjë që për Kosovën në rrethanat aktuale në Evropë dhe botë do ishte barazi me vetëvrasje politike, por edhe rrezik për ekzistencën e saj si shtet i pavarur në kufijtë e saj aktualë”, shpjegoi analisti.

Në fund, analisti thtë që sa i përket presionit të vazhdueshëm që po i bëhet Kosovës ai thotë se politikanët në Prishtinë duhet ta kuptojnë faktin, se pozita e Kosovës në raport me atë të Serbisë në Evropë.

Gjithashtu Elezaj përmend edhe një rrezik që mund të përballen me udhëheqsit fashist serbë në Beograd.

Ndërsa, sa i përket pyetjes, se a po bëhet presion i madh vetëm ndaj Kosovës dhe jo edhe ndaj Serbisë, mendoj se rreth kësaj çështjeje politikanët në Prishtinë duhet ta kuptojnë faktin, se pozita e Kosovës në raport me atë të Serbisë në Evropë, është më pak e rëndësishme për SHBA-të dhe BE-në, kur dihet pozita gjeografike e Serbisë në Ballkan, si dhe lidhjet vëllazërore të saj me Rusinë, gjithnjë me mundësinë, se një ditë me diell udhëheqësit fashist serbë në Beograd mund ta braktisin rrugën e anëtarësimit në BE, për t’iu bashkuar aleancës Lindore, të quajtur BRICS. Prandaj, zyrtarët amerikan dhe evropian janë shumë më të kujdesshëm me Serbinë, se sa me Kosovën, por të cilën në vitin 2008 e kanë pranuar pa asnjë dilemë si shtet të pavarur dhe sovran. Kështu që ledhatimin e tyre ndaj Serbisë duhet shikuar dhe analizuar gjithnjë në kontekst më të gjerë gjeostrategjik të ngjarjeve, siç është lufta aktuale në Ukrainë dhe ajo në Lindjen e Mesme”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat