Me cilën parti ka raporte më të mira për koalicion, flet deputeti i Vetëvendosjes

Politika

Me cilën parti ka raporte më të mira për koalicion, flet deputeti i Vetëvendosjes

Nga: A.SH Më: 23 tetor 2024 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Zgjedhjet në Kosovë janë caktuar do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Por, me afrimin e zgjedhjeve kanë nisur edhe kritikat madje të ashpëra mes partive.

Deri tani vetëm Aleanca me Nismën kanë zyrtarizuar koalicion, kurse paritët tjera nuk kanë zyrtarizuar ende dhe besojnë se do ia dalin të vetme.

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se edhe kësaj radhe do të triumfojë, por të pyetur nga “Bota sot”, në rast të ndonjë koalicioni, me cilën parti keni qëndrime më të përafërta, deputeti i LVV-së, Vendenis Lahu thotë se nuk ka nevojë për koalicion fare.

Sipas tij, vota masive popullore do të prodhojë një qeveri e cila nuk mund të kushtëzohet më nga lista serbe si në të kaluarën.

“Mendoj se nuk do të ketë nevojë për koalicion fare, sepse besoj se është dëshmuar që mënyra më e mirë për të shtyrë agjendën tonë të drejtësisë, zhvillimit e progresit të gjithmbarshëm është përmes votës masive popullore e cila do të prodhojë një qeveri e cila nuk mund të kushtëzohet qoftë nga lista serbe si në të kaluarën e qoftë edhe nga partnerë koalicioni tjerë jashtë koalicionit me Listën Guxo dhe Alternativën me të cilët kemi qeverisur këtë mandat", ka thënë Lahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat