Alarmon ish-eprori i UÇK-së: Ja kush u koordinua me SHIK-un për krimet serbe atje – përmend emra

Politika

Alarmon ish-eprori i UÇK-së: Ja kush u koordinua me SHIK-un për krimet serbe atje – përmend emra

Nga: N. Sh. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 22:37
Mitrovica

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari nuk beson që fajtorët serbë për krimet në veri të Kosovës, që nga viti 1999 e këndej do të dënohen.

Ai thtoë se së fundmi po flitet për sulmin në Banjskë, por askush nuk flet për masakrën e 2 dhe 3 shkurtit të vitit 2000 kur u ndoqën nga veriu i Kosovës mbi 15 mijë shqiptarë.

“Ishte ky sulm i koordinuar mirë nga shërbimi sekret DGSE francez që e kontrollonte ushtrinë franceze, ishte sulm i koordinuar me UDB-në serbe që i kontrollonte të gjitha formacionet dhe grupet kriminale në veri dhe koordinimin me kreun e SHIK-ut, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, që kontrollonin ish UÇK-në – TMK-në”, shprehet Miftari.

Ish-eprori shprehet se, qëllimi ishte që veriu i Kosovës të jetë pa shqiptarë, dhe ky plan u realizua gati 90%.

“Sa i përket sulmit në Bajnskë nuk është fare sekret se vet Vuçiqi, Vulini dhe Lista Serbe janë 100% aktorët që e organizuan e furnizuan dhe urdhëruan për sulm në veri kundër policisë, kundër qeverisë së Kosovës e cila vetëm në qeverinë e Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani shteti jonë bënë hapat e duhura që sundoj ligji në tërë shtetin, ta integrojë veriun në shtetin dhe integritetin shtetëror të Kosovës, pasi qeveritë e deri djeshme ishin ortak me Beogradin, me Vuçiqin, Daçiqin, Vulinin, Radoiçiqin... ortak në pushtet, ortak në kontrabandë, në krim të organizuar e në biznese të ndryshme ku anashkalohej e dëmtohej dogana e Kosovës me qindra miliona euro për çdo vit”, thekson Miftari.

Ai tutje shprehet se, sa i përket KFOR-it sidomos atij francez, EU, NATO-s, OSBE-s, UNMIK, EULEX, të gjitha këto misione kanë dështuar dhe kanë qenë pjesë e ndodhive e krimeve, kontrabandës, drogës e mijëra krimeve tjera që bëheshin në veri të Kosovës.

“Kjo ndodhi deri tani kur për herë të parë nga pas lufta kryeministri, qeveria, kryetarja e Kosovës nuk janë lodra të korruptuara as lodra të shërbimeve sekrete armiqësore dhe jo mike të Kosovës. Fajtori kryesor për gjendjen dhe krimet në veri nga pas lufta është Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare, shtetet e QUINT-it që kanë lejuar Serbinë për të ndërhyrë në zona të caktuara të Kosovës që nga viti 1999-2020, që veriu i Kosovës të shndërrohet në El Dorado të kriminelëve serbë të luftës, të kontrabandës, të drogës, prostitucionit, tregtisë me emigrant dhe në qendër të spiunazhit RUS, të FSB-GRU të Vladimir Putinit! Pra, miqtë tanë, sidomos Franca dhe të tjerët mbajnë përgjegjësinë kryesore të fajit po aq sa mban Beogradi për krimet e pas luftës në veriun e Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat