Sot pritet të mbahet takimi mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Aty mbi të gjitha pritet të diskuohet pr zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes dy palëve.
“Në rendin e ditës është nevoja për të filluar urgjentisht me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që të dyja palët më në fund të jenë në gjendje të bien dakord për një përparim në dialog”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.
Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se edhe ky takim do të dështojë sepse kryenegociatorët nuk do të merren vesh për asgjë.
“Sot më 24 tetor do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi.
Kështu ka kërkuar BE dhe zëdhënësi Peter Stano.
Sot ky dialog as që është deshtë të mbahet, sepse është një dialog shterpë, i njëanshëm tërësisht i dështuar dhe në dobi të Serbisë dhe aspak në dobi, por në dëm të Kosovës, dhe si i tillë as që është dashur të niset fare. Që 12 vite po vazhdohet ky dialog i pakuptimtë vetëm për ta dëmtuar Kosovën në dobi të Serbisë.
Edhe sot në Bruksel dialogu nuk do të këtë sukses do të ndërprehet sepse kryenegociatorët nuk do të merren vesh për asgjë.
Siç është paralajmëruar në dialog do të bëhet fjalë për Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit. Kjo është një Marrëveshje inekzistente, sepse de facto nuk ekziston sepse nuk është e nënshkruar nga palët, por vetëm njëfarë pajtimi gojarisht.
Në raportet ndërkombëtare çdo dokument është i pa vlerë nëse nuk nënshkruhet nga palët. Bile, nëse dikujt i kujtohet se Vuçiqi posa doli nga mbledhja e Ohrit deklaroi para mediave se asgjë nuk ka nënshkruar dhe për të është i papranueshlëm që nuk e obligon asgjë. Këtë marrëveshje disa herë ka kërkuar kryeministri i Kosovës që të nënshkruhet por presidenti i Serbisë nuk pranon të nënshkruaj.
Dhe mu për këtë ish-kryeministrja Ana Bërnabiq i patë dërguar një shkresë BE ku e bënë me dije se nuk e pranon këtë marrëveshje”, shprehet ai.
Ai tutje, bën thirrje Bislimit që të jetë i kujdesshëm të mos bie në kurth të Borellit dhe Lajçakut.
Më tej, profesori i shtjellon disa nga pikat kyçe ku Bislimi duhet të ketë kujdes.
“Sot në Bruksel kryenegociatori i Kosovës Bislim Bislimi, duhet të jetë shumë i kujdesshmëm që të mos bije në ndonjë kurth të Borellit dhe Lajçakut, sepse siç thotë populli bishat e plagueme janë më të rrezikshme sepse janë kah fundi i mandatit pa asnjë sukses në dialog. Prandaj, Besnik Bislimi duhet të insistoi në si vijon:
-Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje që të jetë valide dhe ndërkombëtarisht e pranueshme,
-Të kërkojë se a e ka terheqë Serbia nga BE kërkesën e saj që edhe zyrtarisht nuk e pranon këtë marrëveshje. Këtë kërkesë kryenegociatoi i Kosovës Besnik Bislimi, duhet te kërkoj dhe pranoj me shkrim se a është tërheq kërkesa apo jo, apo këto janë veç fjalë boshe dhe rrena të Lajçakut mashtrues dhe proserb.
-Nuk duhet që sot të bëhet fjalë në asnjë mënyrë për Asociacionin si pjesë e kësaj marrëveshje pa u nënshkrua ajo nga të dy palët.
Dhe për në fund ky takim i sotit duhet të dështoi, sepse si është e mundur që te flitet për këtë marrëveshje kur Serbia nuk e parnon, bile edhe e kundërshton.
E të mos bëhet fjalë për ndonjë takim trilateral midis Lajçakut, Kurtit dhe Vuçiqi që është i pamundur të mbahet.
Dialogu, pra të ndërpritet deri në ardhjen e zonjës së hekurt Kaja Kallas në detyrën e diplomacisë së BE-së”, përfundon ai.