Profesori dhe analisti politi, Binak Maxharraj i cili jeton dhe vepron në SHBA, thotë se, ardhja e ish-presidentit Donald Trump si president i SHBA-së, do të tremb Kosovën, pasi në pushtet do të vije edhe Richard Grenelli, dhe mund të marr pozitën e sekretarit të shtetit.
Ai thotë se nëse ndodh kjo, Kosova nuk duhet të ndjehet komode, shto këtu raportet jo të mira ndërmjet Grenellit dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Hasmeria midis kryeministrit Kurti dhe Richard Grenell do të vazhdojë edhe më ashpër nëse fiton për president Donald Trump, duke e paur parasysh miqesinë e pakontestueshme të Grenellit me Serbinë dhe në veçanti me kryetarin e saj Aleksandër Vuçiq i cili po pret që Grenell të vijë në pushtet për ta “heq qafe” Kurtin. Pra, “lufta” midis Grenellit dhe Kurtit do të vazhdojë edhe me ndihmën e Vuçiqit, por edhe të grenellistëve tanimë të struktuur në PDK dhe LDK që po presin ardhjën e tij”, thotë Maxharraj.
Sipas tij, në SHBA ka shanca më të mëdha që të bëhet presidente e shtetit Kamala Harris.
“Por, do thoja se as zgjedhësit në Kosovë nuk duhet të jenë gafil dhe se votën e tyre të drejtojnë kah koalicioni Vjosa-Kurti që ta fitojnë shumicën absolute dhe këtë duhet të bëjnë për hirë të mbrojtjes së Kosovës, sepse nëse vjen Trumpi me Grenell vetëm Kurti mund t’i bëjë ballë kësaj furtune grenelliane, pra nëse e fiton shumicën në parlament, në të kundërtën Kosova ka ditë të këqija kur të ia mësyn Grenelli me grenellistet e mbrendshëm dhe mund të dëmtojnë Kosovën që do të shpije edhe deri te ndarja e saj me Serbinë siç ishte plani dhe pajtimi midis Vuçiqit, Thaçit dhe Edi Ramës”, thekson ai.
Maxharraj shprehet se me ardhjen e Trumpit në pushtet ka shumë mundësi të ndarjes apo korigjimit të territoreve dhe këtë sipas tij e ka thënë edhe ish-këshilltari për siguri nacionale i Trumpit, Joe Bollton.
“Ai deklaroi se me ardhjen e sërishme te Donald Trump mund të nis përsëri procesi i ndrajes së Kosovës, sipas planit që dikur e kishin hartuar Thaçi – Vuçiq - Rama dhe Grenell, por u diskredituan dhe plani dështoi”, përfundon Binak Maxharraj.