Serbia po vazhdon të provokojë Kosovën në çdo moment dhe mënyrë që po mundet.
Serbët në kufi me Kosovën tash e një kohë janë duke mbajtur aktivitete ushtarake, lëvizje të cilat i publikoi kryeministri Kurti së fundmi.
Ai bëri me dije përmes një video të publikuar në Facebook, që ushtarët serbë ndodhen në kufi me veriun e Serbisë, konkretisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.
Natyrisht që këtë deklaratë e kanë mohuar nga Serbia duke mos e pranuar që kanë provokuar Kosovën.
E të gjendur në këtë situatë ku siguria e vendit dhe rajonit, në veçanti në veri të Kosovës në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu.
Ai tha se që nga përfundimi i luftës, Serbia gjithmonë ka provokuar Kosovën.
Sipas tij, ne duhet të përgatitemi dhe të punojmë fort për anëtarësim të Kosovësn në NATO.
“Prej përfundimit të luftës Serbia çdo herë ka provokuar dhe kjo nuk përbën ndonjë risi.
Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të punojmë fort për anëtarësim të Kosovës në NATO, vetëm atëhere Kosova do të jetë e sigurt për tu përballur me armiqët e saj”, u shpreh Haxhiu për “Bota sot”.
Vlen të theksohet që për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.
Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të KFOR-it atëbotë, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse.
Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.
NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.