“Fadil Geci me fakte dhe dëshmi ua zhveshi maskat”/ Kush qëndron prapa grafiteve në Prishtinë?

Politika

“Fadil Geci me fakte dhe dëshmi ua zhveshi maskat”/ Kush qëndron prapa grafiteve në Prishtinë?

Nga: P.R. Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:18
Fadil Geci

Pas dëshmisë që dha në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit, në Prishtinë janë shfaqur grafitë fyese ndaj Fadil Gecit, njërit prej vëllezërve Geci.

Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës Gani Geci, vëllai i Fadil Gecit.

“Sapo lajmërova rastin në Polici. Ky rast është nxitje e urrejtjes, nxitje për vrasje sipas Kodit Penal. Po besoj që Policia kishin pas nis hetimet, po meqë vëllau jem s’është këtu e lajmërova unë rastin. Këto grafite denigruese unë mendoj se janë të inicuara nga një organizatë “Liria ka emër”, e në pastë liria emrin “Hashime”, vallahi unë këto Hashimet kom qejf me i punu”, ka deklaruar Geci, duke thënë se vëllai i tij ka dëshmuar të vërtetën para Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës të formuar nga Hashim Thaçi.

Image
Osman Ferizi

E për krejt këtë, ish pjesëtari i grupit të armatosur të dhjetorit 1991, të prirë nga heroi Sali Çekaj, Osman Ferizi thotë se po ndodhë për shkak qe Specialja po shkon drejt zbardhjes së vrasjeve politike.

"Pa dëshmitar të guximshëm si Fadil Geci nuk ka drejtësi! Gjykata Speciale si pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, e themeluar për të zbardhur vrasjet politike të ish veprimtarëve të LDK-së, ish eprorë, gazetar që ishin të rreshtuar në vijën institucionale, në mbështetje të Presidentit historik Dr. Rugova, Agani, po hynë në fazën përfundimtare të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, pasi vetë fakti që drejtësia e Kosovës nuk pati guximin që të ballafaqohet më këto krime makabre, ku nuk mund të sigurohej as edhe një dëshmitar sepse shumë nga ta u kërcënuan, frikësuan, u joshen me para e pozita dhe disa u eliminuan në forma nga më të ndryshmet, aksidente të inskenuar, helmime dhe likuidime. Që nga themelimi i saj si nevojë dhe përgjigje për ato vrasje ndaj familjarëve të viktimave e qytetarëve, më 39.09.2022 u ngrit aktakuza  nga Specialja për krime lufte te kryera ndaj individëve, në paraburgime të paligjshme në burgje të improvizuara në Kosovë e Shqipëri", shprehet Ferizi.

Siç thotë ai, dëshmitarët në vazhdimësi janë etiketuar dhe kërcënuar në mënyra të ndryshme, vetëm për faktin se po kërkojnë drejtësi.

"Dihet fakti se ata dëshmitar që marrin guximin dhe kanë ndjesinë e dhimbjes së familjarit, shokut apo mikut të vrarë tregojnë patriotizëm  e qytetari që drejtësia e mohuar e viktimave të vihet në vend, ndërsa kriminelët  dhe ideatorët e tyre të marrin dënimin e merituar. Dihet historia e këtyre 25-viteve, ata që morën guximin të flasin e të shkruajnë u akuzuan për tradhtar, spiun e bashkëpunëtor te Serbisë, dihet se si ndodhi më rrjedhjen mbi 4000 dokumenteve nga GJND, si u publikuan nga OVL të UPK-së, u zbulua një pjesë e dëshmitarëve, fushata “Liria ka Emer”, se po gjykohet UÇK-ja, këto trille e fabula i njeh qytetari i Kosovës, janë alibi për të i hesht krimet dhe vrasjet politike, për tu fshehur pas emrit të UÇK-së. Kjo Gjykatë kërkon përgjegjësi individuale e jo kolektive, janë gjyqtar, prokuror e staf nga vendet mike që na sollen lirinë, por nuk ka drejtësi pa dëshmitar, e ata për mua janë heronj të vërtetë, një patriot nuk e vret bashkëluftëtarin e as intelektualin për interesa meskine karrieriste e marrje pushteti", shprehet Ferizi.

Ai i bën thirrje institucioneve të Kosovës që tu ofrojë siguri të gjithë dëshmitarëve, përfshirë edhe Fadil Gecin, ndaj te cilit së fundi u shfaqen edhe grafite të turpshme në Prishtinë.

"Gjykata Speciale dhe Shteti i Kosovës duhet të i siguroi dhe ruaj dëshmitarët, dëshmia e ish luftëtarit dhe ish veprimtarit të LDK-së Fadil Geci ishte një dëshmi dhe ballafaqim i guximshëm që nuk është parë deri më tani në këtë Gjykatë, ai më fakte dhe dëshmi ua zhveshi maskat, skenarët për nënshtrim dhe poshtërim të cilit do që nuk pajtohej më platformën e tyre Stalino-Envetiste të marrjes së pushtetit më dhunë e vrasje", shton Ferizi.

"Këto ish struktura të LPK-së  që bënë PUQ  ndaj Luftës Çlirimtare dhe unifikimit, përmes Komunikatave, Deklaratave, Listave të Zeza, shkrimeve denigruese dhe nxitëse në fletushkën Enveriste “ Zëri i Kosovës”, mbillej dhe nxitej urrejtje deri në eliminim fizik  ndaj Ibrahim Rugovës, Qeverisë Bukoshi, prof. Aganit, veprimtarit dhe luftëtarit Sali Çekaj…., kjo fushat e nxitjes dhe diskreditimit tipik Enverist nxiti vrasje, urrejtje, polarizim deri në një luftë vëlla-vrasëse, andaj këta si përgjegjës politik e ushtarak të SHPUÇK-së duhet të marrin përgjegjësin morale e ligjore, argat i Serbisë është ai i cili vret bashkëluftetarë e intelektuar, jo ai që dëshmon për të vërtetat, ata nuk i vranë alienet por adresa na qonë te ju në bazë të sjelljeve dhe veprimeve tuaja, gjithë këta miliona që shpenzohen për mbrojtjen e tyre është e pa justifikuar sepse është fjala për dëmtimin e unitetit kombëtar dhe luftës çlirimtare andaj dhe duhet mbajtur përgjegjës deri në zbardhjen e çdo vrasje të ndodhur", përfundon Osman Ferizi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat