“Kurti të mos e hap urën e Ibrit, rrezik për trupat e KFOR-it” - Analistët komentojnë qëndrimin e NATO-s

Politika

“Kurti të mos e hap urën e Ibrit, rrezik për trupat e KFOR-it” - Analistët komentojnë qëndrimin e NATO-s

Havë Orana Xhukolli Nga Havë Orana Xhukolli Më 26 tetor 2024 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Kanë kaluar disa javë që kur u përmend ҫështja e hapjes së urës së Ibrit nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo disa javë më pas, kjo temë u la anash.

Kjo gjë ndodhi sidomos pas vizitës në Kosovë të shefit të CIA-s, Ëiliam Burns.  

Çështja e hapjes së urës së Ibrit u rikthye në vëmedje së fundi nga mediat ndërkombëtare.

Kështu, Agjencisë së lajmeve "Reuters" u raportua se nga NATO i kanë thënë se janë kundër hapjes së njëanshme të urës.

“Jemi shumë të vendosur kundër një veprimi të njëanshëm për të hapur urën.

Nuk duam të nxisim ndonjë lloj dhune që do të rrezikonte ushtarët e KFOR-it”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për Reuters.

Por në ҫfarë situate ndodhet aktualisht Kosova, a mund të përballet me këtë situatë derisa është në përgatitje të zgjedhjeve të reja parlamentare? A mund të vazhdohet në drejtim të hapjes së urës, derisa nga ndërkombëtarët nuk mori ‘dritën jeshile’?

Lidhur me këtë ҫështje kanë folur për ‘Bota sot’ njohës të ҫështjeve politike dhe juridike.

Shkodra: Ura do të hapet, por pas normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu, analistja politike, Magbule Shkodra thotë se ҫështjet e sigurisë janë ҫështje të rëndësishme për SHBA-në, si dhe për Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh faktin se tani po jemi shumë afër zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, si dhe po ashtu jemi në pritje që administrata në Bashkimin Evropian si dhe udhëheqësia atje të kompletohet.

“Nuk është në interes të asnjërës palë që të ketë ndonjë incident, të rastësishëm, i cili do të mund të shfrytëzohej dhe do të kërkonte intervenimin e forcave të KFOR-it, pra në mënyrë indirekte pra do të involvoheshin edhe ushtarët amerikanë, kështu që është arsyeja kryesore se tani në asnjë mënyrë nuk rekomandohet që të bëhet hapja e urës. Të gjithë aleatët tanë ndërkombëtare kanë thënë se nuk janë kundër hapjes së urës, por janë kundër hapjes së urës në këto momente. Në këto rrethana, e këtu duhet të përmenden edhe rrethanat gjeopolitike në botë siç është lufta me Rusinë dhe lufta në Lindjen e Mesme”, vlerëson ajo.

Image
Magbule Shkodra

Analistja Shkodra, thekson por se kjo do të ndodhë pas normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj do të krijohen kushtet e favorshme, që kur të hapet ura, të mos jetë kurrfarë incidenti, kurrfarë kundërshtimi, por të shkojë në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

“Po ashtu, vlen të theksohet se situata në veri, ndonëse është e qetë, të mos harrojmë se komuniteti serb atje është i pa-integruar tani, nuk funksionojnë gjykatat, komuniteti se nuk është prezent në forcën e policisë, në dogana dhe gjitha këto prandaj, duhet një herë të normalizohen kushtet dhe të vazhdohet mandej me hapjen e urës. Prandaj mund të konkludojë përfundimisht që për momentin janë plotësuar kushtet që hapja e urës të bëhet pa ndonjë incident nga ana e komunitetit serb, atje”, vlerëson ajo.

Burjani: Serbia nëse pyetet nuk do të lejojë hapjen e kësaj ure, apo presin mos bëhet asociacioni

Po ashtu, për këtë temë ka folur edhe profesori universitar dhe juristi Blerim Burjani. Ai thotë se, kjo më nuk ka kuptim, pra mos hapja është e pakuptim.

“Aty ecët këmbë, po nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, kjo i bie se nuk lejohet që forcat policore të Kosovës të mos munden me kaluar përmes urës, por përmes rrugëve tjera alternative për në veri”, vlerëson ai.

Image
Blerim Burjani

Profesor Burjani, thotë se është krijuar situatë komike rreth kësaj ure të "shenjët", në vend që kjo të jetë normale, kjo ka humb kuptimin me ndalë urën.

“Askush më këtë nuk e kupton, thjesht nuk ka arsye më të ndalet, nuk kam tjetër koment. Çfarëdo komenti që bëj nuk del i arsyeshëm, KFOR-i, Brukseli thonë derisa të arrihen kushtet e normalizimit dhe pa këto kushte nuk ka hapje të urës, e siҫ dihet ndërkombetarisht kurrë Serbia nëse pyetet nuk do të lejon hapjen e kësaj ure, apo presin mos bëhet asociacioni, pra ka kësi logjike”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat