Dialogu Kosovë-Serbi në ‘udhëkryq’, shtohet presioni nga SHBA - ja çfarë fshihet pas mesazhit të zyrtarit të lartë amerikan!

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi në ‘udhëkryq’, shtohet presioni nga SHBA - ja çfarë fshihet pas mesazhit të zyrtarit të lartë amerikan!

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2024 Në ora: 15:10
James O’Brien dhe Albin Kurti

Bisedimet Kosovë-Serbi, janë tash e një kohë mjaft të diskutuara, ku ndërkombëtarët duket se kanë rritur përpjekjet e tyre për arritjen e një marrëveshje finale mes dy palëve.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Bashkimi Evropian me emisarët e saj, Miroslav Lajçak e Josep Borell, nuk ka arritur ta ‘zhbllokojë’ dialogun, i cili tash e një kohë ka stagnuar.

Megjithatë, në këtë çështje ka një interes të shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat po kërkojnë nga palët që të fokusohen në dialog.

Së fundi ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, qëndroi në Prishtinë dhe Beograd, ku komentoi edhe procesin e dialogut, duke nënkuptuar se SHBA është shumë e përfshirë në mënyrë të tërthortë në këto bisedime.

"Bashkimi Evropian do të ketë një komisioner të ri, pra personel të ri, i cili do të mbikëqyrë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Edhe në SHBA kemi zgjedhje dhe e dimë që do të kemi edhe aty një tranzicion”, tha O'Brien.

Zyrtari i lartë amerikan i cili ditë më parë vizitoi edhe Serbinë, tha se SHBA-ja “dëshiron që Kosova dhe Serbia t'i zbatojnë plotësisht zotimet e marra me marrëveshjen e një viti më parë”.

Por, duke parë që SHBA po përfshihet direkt në këto bisedime, a do ishte e rrugës të kishte edhe një emisar amerikan në Bruksel?!

E në lidhje me këtë temë, foli edhe njohësi i marrëdhënieve diplomatike, Amir Shabani.

Sipas tij, përfshirja direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun e Brukselit, është e domosdoshme.

Image
Amir Shabani.

Ai tregoi arsyjet se pse e mendon këtë.

“Pêrfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme pasiqë ata ishin promotorët e arritjes së paqes në Ballkanin Perëndimor dhe garantues për stabilitet”.

Krahas kësaj, Shabani foli mbi rëndësinë e diplomacisë amerikane dhe ndikimin e madh që ka në rasjonin e Ballkanit, ku si synim ka ruajtjen e paqes.

Ndër të tjerja, mbështeti deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, ku kërkoi angazhim drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Roli i diplomacisë amerikane është kyç për realizimin e një marrëveshjeje finale mes dy palëve, pasi që ndër vite SHBA-ja ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikim në rajon duke u munduar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit mes vendeve që kanë konflikte akoma të pazgjidhura. Andaj mendoj se deklarata e zv.sekretarit O'Brien është me vend dhe duhet angazhuar në monitorimin e ecurisë drejt realizimit të marrëveshjes”, përfundoi Amir Shabani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat