Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian po qëndron për vizitë në Ballkanin Perëndimor.
Ajo ka vizituar Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën dhe është prituar nga liderët e atyre vendeve. Por, ajo që ngjau në Serbi ishte për t’u diskutuar. Von der Leyen, nuk e priti në takim kryemisnitrin serb. Kjo pasi, Milosh Vuçeviq, më parë ishte takuar me një ministër rus.
Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim prë “Bota sot”, u shpreh se kjo ishte një shupklaë për Vuçeviqin që dhemb shumë.
Sipas tij, deri tani diplomatët aktual që janë në pozitën për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë, i janë nënshtruar komplet Vuçiqit.
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar takimin e planifikuar më parë me kryeministrin e Serbisë Millosh Vuçeviq.
Është kjo një shuplakë jo e zakonshme, por një shuplakë që dhemb shumë.
Jemi mësuar që të gjithë emisarët, ambsadorët nga Evropa dhe SHBA duke iu përkulë Vuçiqit, duke e përqafuar, duke e përshëndet sikur ai të ishte ndonjë Mesie, e jo ndonjë kriminel lufte. Kështu vepruan në vazhdimësi liderët nga Evropa Borell, Lajçak, e të tjerë. Po kështu vepruan edhe emisarët që vinin nga Amerika si Escobar, Hill, Hovenier e deri te James o’Brien të cilët në vazhdimësi po i përulën deri në gjunjë Vuçiqit dhe Vuçeviqit kryeministrit të Serbisë i përulën kështu çdo herë kur ai i mashtron, i rrenë sepse rrena të serbet është dhunti nacionale”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se veprimi që bërë presidentja e Komisionit Evropian është i guximshëm sepse deri tani nuk e ka bërë asnjë diplomatë i huaj për Serbinë.
“I nënshtrohen kështu të gjithë emisarët me radhë si nga Evropa dhe Amerika vetëm për një qëllim që po e lusin Serbinë të “rrinë larg nga Rusia dhe të afrohet, të orientohet kah Perëndimi”.
Por kot e kanë Serbia nuk mund e lë Rusinë sepse janë të një gjaku, kurse Perëndimin po e mashtron, po e rrenë sa për ta mjelë duke ia marrë miliardat.
Por, këto ditë Serbinë e zuri ne”vepër” kur kryeministri i saj Millosh Vuçeviq e priti në takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik te Rusisë, Maksim Reshetnikovku, dhe biseduan për mundësitë, jo të ”largimit të Serbisë nga Rusia” por të afrimit edhe më të madh kah Rusia.
Kjo e dëshproi pa masë Presidenten e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila këto ditë po qëndron në vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo refuzoi të takohet me kryeministrin Millosh Vuçeviq.
Ishte kjo një shuplakë bile edhe e fortë që dhemb shumë për Serbinë e në veçanti për Vuçeviqin i cili e ndjeu më së shumti se sa fortë dhemb shuplaka diplomatike.
Ishte, pra kjo shuplaka e parë që ndokush nga emisarët e BE dhe SHBA ia dha Serbisë, sepse këtë nuk patën guximin e as kurajon që të bënin edhe kur Serbia me Vuçiqin dhe Vuçeviqin i mashtronin dhe i rrejshin vazhdimisht”, përfundon ai.