“Asociacioni në këmbim të anëtarësimit në NATO”, reagon analisti: Më e mirë do të ishte kjo gjë për Kosovën!

Politika

“Asociacioni në këmbim të anëtarësimit në NATO”, reagon analisti: Më e mirë do të ishte kjo gjë për Kosovën!

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:05
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

“Asociacioni në këmbim të anëtarësimit në NATO”, reagon analisti: Më mirë do të ishte kjo gjë për Kosovën!

Maraj: Asociacioni dhe kushtëzimi nga Kosova

Kosova nuk është pjesë e NATO-s, por Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas kësaj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe një opinion të tij në raport me themelimin e Asociacionit.

Ai ka thënë se Kosova duhet të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si kundërvlerë për procedimin me Asociacionin, garanci për anëtarësimin e përshpejtuar të vendit në NATO.

“...Por edhe pse është kështu kjo situatë, unë do të kisha vepruar si vijon; kisha kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërvlerën e veprimit me Asociacionin me anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Pra procesin deri në NATO edhe si mundësi, sepse askush nuk mund ta garantojë që në një periudhë kohore të tillë deri kur do të ndodhë kjo për shkak të katërshes jonjohëse. Unë do të kisha vepruar në kontratë bilaterale me SHBA-në e do të kisha vepruar me të gjitha obligimet e dialogut në mënyrë që të arrijmë NATO-n”, ishte përgjigja e tij.

Analisti Milazim Maraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se pavarësisht presioneve asociacioni nuk duhet të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, Kosova më e udhës do të ishte të kërkonte njohjen nga Serbia sesa anëtarësimin në NATO, sepse për t’u anëtarësuar në NSTO duhet që të plotësohen shumë kushte.

“Asociacioni i Komunave (xhuxhe), serbe është një prej pikave të marrëveshje Kosovë-Serbi të “lehtësuara” për Serbinë, apo rënduara për Kosovën nga dy misionarët e BE por që delegacioni i Kosovës e ka pranuar. ASKS nuk duhet të bije në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Çështja e dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si draft është kushtëzuar nga Qeveria Kurti me njohjen e ndërsjellë të Kosovës nga Serbia.

Së pari do të duhej ta vlerësonim; a është Kosova në pozitë për të venë kushte SHBA dhe BE? Nëse vlerësojmë që këtë së mund ta bëjmë, do të duhej t’i matim mirë pasojat dhe nëse ia vlen barra qiranë sikur thotë fjala e urtë popullore shqiptare, atëherë duhet ta bëjmë. Njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia do të thotë njohje edhe nga OKB dhe BE. Nga se Rusia dhe shtetet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën deri tani janë deklaruar se do ta njohim nëse do ta njoh Serbia. Pra si kusht ky është më i favorshëm se kërkesa e AAK dhe kryetarit të saj për t’u anëtarësuar Republika e Kosovës në NATO. Për t’u anëtarësuar Kosova në NATO janë një mori kushtesh që duhet t’i plotësoj dhe në fund janë 32 shtete anëtare të NATO-s që duhet të votojnë pro pranimit të Republikës së Kosovës në këtë aleancë”, shprehet ai.

Tutje, ai thotë se kjo çgarë ka thënë Haradinaj, është kauzë para zgjedhjeve që nuk e merr parasysh askush.

“Kushtëzimi i SHBA për ta garantuar kundërvlerën, është një kërkesë për tu shfrytëzua në fushatën zgjedhore si një vizion e lartë i AAK për të ardhmen e Kosovës. Por për këtë askush nuk e merr si kauzë të realizueshme. Kjo është kërkesë më e vogël se ajo e Qeverisë së Kosovës sepse kërkon të njëjtën rrugë më të njëjtat pengesa për të kaluar deri sa të vije të objektivi i synuar, por me më pak arritshmëri dhe gjasa për të u realizuar. Kosova deri tani vetëm një kusht e ka për të u anëtarësuar në NATO. Ky kusht është që Kosova dhe shqiptarët shumicë në Kosovë janë shumë falënderues dhe shumë pro NATO-s”, potencon ai.

Në fund, Maraj shprehet se edhe dërgimi në kushtetuese për themelimin e Asociacionit nuk është e thjeshtë, spse po ajo gjykatë aprovoj tokën për Manastirin e Deçanit.

“Kërkesa për t’u dorëzuar drafti i asociacionit për Komunat serbe në Gjykatën Kushtetuese nuk është e thjeshtë. Kjo gjykatë aprovoj tokën për Manastirin e Deçanit i cili ishte vendim i Sllobodan Millosheviqit. Për këto vendime nuk kanë pas obligim të aprovohen nga Republika e Kosovës. Tani nëse pa një studim të thukët, pa një vlerësim nga ekspertet juridik, politik dhe diplomatik etj që janë adekuat për secilën fushë veç e veç në këtë draft nuk do të duhej të dërgohet në GJK.

AAK ka pas një kauzë para këtyre zgjedhjeve për Çakorrin dhe Kullën dhe një betim që këtë nuk do ta pranoj kurrë por nga dita që e ka ardhur pushtet, kurrë më nuk e ka përmendur. Andaj për ta bindur masën për një kërkesë të tillë tani është humbje kohe. NATO është në Kosovë dhe Shqipëri. Shqipëria është në NATO.

Aleanca e NATO-s është e çartë; do të veproj ushtarakisht nëse rrezikohet paqja dhe siguria në Kosovë. Kosova ka nevojë më shumë për unitet kombëtarë për të siguruar përkrahje për njohje, për të u anëtarësuar në institucionet tjera të BE dhe OKB. Kjo arrihet me artikulimin e çartë të kërkesave tona, me bashkëpunim të ngushtë dhe mjaftë të thukët më aleatët tonë që na qëndruan pranë tash shumë vite më parë. Veprimet e pa koordinuara mirë më aleatët po dëmtojnë Kosovën. Ajo që do të ishte mirë të shqyrtohet është një respekt i ndërsjellë dhe reciprocitet në zbatimin e marrëveshjes. Nuk është në favor të Kosovës nëse Kosova i zbaton të gjitha kërkesat e shtruara deri tash dhe Serbia të filloj me kërkesa të reja dhe që pastaj të kërkohet përsëri kompromis edhe për” kërkesa shtesë”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat