Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin edhe pas kërkesave të njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve.
Kështu është shprehur analisti politik, Gani Qarri, i cili thotë se është imponuar situata që kryeministri Albin Kurti, deshi apo nuk deshi ta formojë këtë, në mënyrë që t’ia heqin PDK-së dhe LDK-së fajësinë e nënshkrimit dhe miratimit të “Zajednicës”.
“Duke pasur parasysh faktin e trishtë se edhe në gjykatën kushtetuese, njëjtë si në të gjitha gjykatat e kalbura vendore, janë vendosur të gjithë gjyqtarët e favorizuar nga klani PRONTO dhe partitë e inkriminuara, të cilët të ndikuar nga mafia politike e PRONTO-së, me qëllim që formimi i "zajednicës" t’i thyhet në dorë pikërisht Albin Kurtit si kundërshtari më i madh i dëshmuar, dhe përfundimisht t’i imponohet atij personalisht dhe Qeverisë Kurti, edhe nga faktori ndërkombëtar: që deshi-s`deshi, vet ai, ta formojë asociacionin, për t`ia hequr PDK-së dhe LDK-së, fajësinë e nënshkrimit dhe miratimit të "zajednicës", bashkë me "listën srpska" në kuvend, bëjë thirrje publike, që as para, por as pas zgjedhjeve, madje edhe në asnjë kohë, Kosova, jo vetëm që nuk duhet ta formojë, por as ta procedojë "asociacionin" si ngrehinë serbe, në Republikën e Kosovës”, thotë Qarri.
Ai thotë se, Serbia përmes Asociacionit, do ta rrezikonte, gjatë të gjitha kohëve dhe në rastin e çfarëdo ndryshimi sado të vogël, të situatave gjeopolitike në rajon dhe botë, edhe rrezikonte ushtarakisht, ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës!
“Nën dy, është fakti se edhe po u formua asociacioni, Serbia kurrë nuk do të pajtohej me kompetencat as funksionin e tij dhe gjithmonë do të kërkonte zgjerimin e kompetencave shtesë, si dhe do ta përdorte atë qëllimisht si vegëz, për realizimin e orekseve të veta territoriale, në kohë paqeje, duke i dhënë vetes të "drejtë", për ndërhyrje të vazhdueshme në çështjet e brendshme të rregullimit shtetëror të Kosovës, ndërsa në rast turbullirash rajonale apo ndërkombëtare edhe të zinte shkas, për okupim ushtarak, në emër të mbrojtjes së asociacionit dhe të minoritetit serb, si element etnik e territorial, për gllabërimin e tokave më jetike të vendit tonë dhe shuarjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës!”, shprehet ai.
Analisti pohon se, e keqja më e madhe, që ka mundur t’i ndodhte shtetit të Kosovës, pas çlirimit nga Serbia, është pikërisht asociacioni, gjegjësisht nënshkrimi dhe miratimi në Kuvend i "zajednicës", kundërkushtetuese një etnike serbe, nga partitë e inkriminuara.
“Kosova duhet të tregohet e gatshme të paguaj çfarëdo çmimi dhe përveç formulave të njohura ndërkombëtare për moszbatimin e marrëveshjeve që rrezikojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës, të shfrytëzojë edhe të drejtën e vet, si shtet për tërheqjen ose suspendimin e një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, vendim që në bazë të normave universale të së drejtës ndërkombëtare, përveç atyre të parapara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, mund të merret edhe nga Presidenti, apo Presidentja e vendit, me iniciativë personale, ose me rekomandim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe medoemos një krijese kaq të rrezikshme brenda për brenda territorit të vendit tonë, si "asociacioni" kundërkushtetues një etnik serb, që në vijimësi, do të përcillej me rrezikimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës, Kosova përfundimisht duhet dhe është e detyruar t’i thotë jo, dhe njëjtë si Kroacia ku edhe pas lufte jetojnë dy herë më shumë serb, se në Kosovë, t’i ofrojë minoritetit simbolik serb, një Këshill Nacional, në mënyrë që për vetëm disa mijëra pjesëtarë të kësaj pakice kaq problematike, të mos vihet në rrezik, gjithë ekzistenca e vendit dhe vazhdimësia e shtetit të Kosovës”, thekson ai.
Sipas tij, vendimi për hedhjen poshtë të “asociacionit” kundërkushtetues njëetnik serb, duhet të bazohet, medoemos edhe në analizat brilante të analistit amerikan me renome ndërkombëtare dhe profesorit të mirënjohur të Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serëer, i cili ka pohuar publikisht se përmbajtja e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është mjaft e ndërlikuar, kur dihet publikisht se Kompetencat Ekzekutive të (kësaj ngrehine serbe) fillojnë qysh te pjesa e draftsatutit, për mbështetjen financiare, me të cilat asociacioni ka të drejtë, të financohet drejt për së drejti nga Serbia, pa kaluar fare përmes institucioneve të Qeverisë së Kosovës, dhe kjo është vetëm një nga dispozitat që parashohin “kompetenca ekzekutive” për këtë mekanizëm të rrezikshëm, brenda vendit tonë.
“Thënë shkurt dhe troç, asociacioni është një lloj “republika srpska”, që siç ka nënvizuar edhe vet profesori Daniel Server, derisa Qeveria e Serbisë përmes Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mund të ofrojë shërbime shëndetësore e arsimore, për serbët dhe serbisht-folësit brenda Kosovës, vet draftstatuti i "Asociacionit" ka kompetenca ekzekutive dhe si organ "kompetent" jo vetëm në fushat e përgjegjësisë komunale, por edhe në gjatësinë dhe gjerësinë e shtrirjes së sipërfaqes territoriale të këtij mekanizmi të rrezikshëm, mund të miratojë, jo vetëm vendime e deklarata, por të autorizojë rregullore dhe nxjerrë udhëzime brenda shtetit të Kosovës. Pra, dispozitë e cila vërteton qartë kompetencat ekzekutive dhe cenon hapur edhe në këtë formë, sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, pa harruar të ceket, se në emër të realizimit të aspiratave të këtij minoriteti problematik, asociacioni mund të kërkojë edhe shkëputje nga Kosova dhe bashkim me Serbinë, andaj përkundër qëndrimit të ndërkombëtarëve, kjo është një ngrehinë shumë e rrezikshme dhe një kërkesë që për asnjë çmim nuk mund, as nuk duhet të lejohet në Kosovë!”, pohon ai.
Qarri potencon se, sa i takon një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe vet populli i Kosovës, shumica e qytetarëve të vendit tonë siç janë shprehur në vijimësi, duan dhe pranojnë një marrëveshje dypalëshe me të cilën Serbia do ta njihte shtetin e Kosovës si vend të pavarur e sovran, brenda kufijve të vet aktual dhe anëtarësimin, me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Duke qenë se së shpejti SHBA, do të kenë një udhëheqje tjetër, si dhe BE një shefe të re në krye të politikës së jashtme, përfshi edhe emisarin e ri të BE-së, për bisedimet Kosovë Serbi, Kosova tani dhe në të ardhmen, duhet të tregojë forcë e kurajë, t’i shmanget, apo edhe të mos e pranojë, një marrëveshje të keqe, që imponon bosnjëzimin dhe formimin edhe të një të ashtuquajture “republika srpska” formimi i të cilës, do ta siglonte përfundimisht edhe ndarjen dhe shuarjen e vazhdimësisë së shtetit të Kosovës, të arritur pas qindra vitesh robërie, me aq shumë gjak, përpjekje dhe vuajtje titanike të shumë brezave shqiptare, ndër shekuj dhe vite”, përfundon analisti politik Gani Qarri.