“Koha që të përmbyllet misioni i UNIMK-ut në Kosovë”, zbërthehet propozimi i Gërvallës në KS të OKB-së

Politika

“Koha që të përmbyllet misioni i UNIMK-ut në Kosovë”, zbërthehet propozimi i Gërvallës në KS të OKB-së

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 2 nëntor 2024 Në ora: 16:30
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit në KS të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit në KS të OKB-së, tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë para botës.

Ajo tregoi hapur se Serbia po dëshiron të shkatërrojë Kosovën.

Gërvalla gjatë fjalimit të saj përmendi edhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë, për misionin e të cilit tha se ka ardhur koha të përmbyllet.

“Para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në përballjen e parë para Kombeve të Bashkuara me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Marko Gjuriq, u pa qartë që vetëm fytyrat kanë ndërruar, por jo edhe strategjia për të luftuar Republikën e Kosovës me gënjeshtra, sajime dhe propagandë.

Bota sot e dëgjoi të vërtetën. E dëgjoi të vërtetën edhe për aleatin e Radoiçiqit, Markon e veshur me petkun e tejdukshëm të evropianit, nën të cilin nuk fshihen dot synimet e qarta hegjemoniste të Vuçiëit dhe djelmoshave të tij.

Përfaqësuesit e UNMIK-ut sot përsëri dëshmuan para gjithë botës që nuk qëndrojnë gjithmonë në anën e së vërtetës dhe jo rrallë shërbehen me propagandën që iu servohet. Ka ardhur koha të përmbyllet ky mision”, ka thënë ajo.

Basha: Humbja e komplet legjitimitetit të tyre ka humbur krejt kultvimin pas vendimit të GJND-së

Image
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka qenë momenti i duhur për mbylljen e misionit të UNMIK-ut, duke shtuar se tani qëndrimi i tyre nuk përkon me ligjshmërinë e as realitetin në vend.

Koha m’u përmbyll misioni i UNMIK-ut, ka qenë momenti i shpalljes së pavarësisë, e humbja e komplet legjitimitetit të tyre ka humbur krejt kultivimin pas vendimit të GJND-së!

Prandaj, qëndrimi i tyre nuk përkon as me ligjshmërinë, por as me realitetin në vend”, deklaron ai për gazetën.

Arifi: Misioni i UNMIK-ut duhet të mbyllet

Image
Njohësi i politiksë së jashtme, Avni Arifi

Njohësi i politiksë së jashtme, Avni Arifi nënvizoi se senacat e KS të OKB-së, kanë qenë të dobishme deri pas pavarësisë.

“Seancat e KS të OKB janë seanca që burojnë pas ngjarjeve të marsit 2004 dhe tema kryesore është vlerësimi teknik dhe politik i standardeve për Kosovën. Në atë seancë përveç anëtarëve të KS merr pjesë edhe Serbia si anëtare e OKB dhe siç e konsiderojnë ata edhe përfaqësuesi i institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë në këtë rast znj. Gërvalla.

Këto seanca kanë qenë të dobishme deri pas pavarësisë, por pas pavarësisë vendet aleate e kanë sugjeruar Kosovën që të ketë përfaqësim vetëm në nivel ambasadori në mënyrë që gradualisht të zhvlerësohet roli dhe ndikimi i kësaj seancë”, thotë ai.

Sipas tij, UNMIK-u duhet të mbyllet, por ai thekson se në seancë nuk duhej të bëheshin asi lloj deklarata.

“Fatkeqësisht, liderët institucional të Kosovës këtë forum vazhdojnë ta shohin si forum ku munden me “ja mërdhi” Serbisë, por në fakt e ushqejnë iluzionin e atyre që besojnë se UNMIK ende luan rol të rëndësishëm në Kosovë. Misioni i UNMIK-ut duhet të mbyllet, por definitivisht KS të OKB nuk është vend ku bëhen deklarata të tilla”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat