Zgjedhjet në SHBA/ Vjen mesazhi i fuqishëm për Kosovën – Makolli përmend disa detaje që mund të ndikojnë në rezultate!

Politika

Zgjedhjet në SHBA/ Vjen mesazhi i fuqishëm për Kosovën – Makolli përmend disa detaje që mund të ndikojnë në rezultate!

Nga: M.Haziri Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 21:04
Kamala Harris dhe Donald Trump

Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit – deri në Kosovë – dhe do t’i ndikojë politikat në një mënyrë ose tjetër.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë Kamala Harris, nga Partia Demokratike, aktualisht zëvendëspresidente, dhe Donald Trump, nga Partia Republikane dhe president nga viti 2017 deri më 2021.

Kosova, përgjatë viteve, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e SHBA-së, pavarësisht lidershipit të saj politik.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Vesel Makolli nga AKR.

Ai thotë se zgjedhjet në SHBA përcillen me interesim të madhë nga e gjith bota.

Image
Vesel Makolli

Ndër të tjera Makolli përmend ngjarjet që ndodhen pas zgjedhjeve të fundit të para 4 viteve, kur Presidenti Trump, në fillim nuk e pranoj humbjen, çka ishte rasti i parë në historinë e zgjedhjeve amerikane, ka ndikuar, që opinioni botëror të ketë interesim maksimal për zgjedhjet e 5 Nëntorit.

“Zgjedhjet në SHBA, përcillen gjithmonë me interesim të madh në gjithë botën. SHBA-t, përpos që janë fuqia më e madhe dhe më me ndikim në rruzullin tokësor, janë edhe lider i demokracisë botërore.

Kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm të shteteve(kombëve) të vogla, mbrojtjen e demokracisë dhe paqes në botë, SHBA-t janë liderë i pakontestuar dhe varet shumë nga qëndrimi dhe ndihma e tyre në këtë drejtim. Ngjarjet që ndodhen pas zgjedhjeve të fundit të para 4 viteve, kur Presidenti Trump, në fillim nuk e pranoj humbjen, çka ishte rasti i parë në historinë e zgjedhjeve amerikane, ka ndikuar, që opinioni botëror të ketë interesim maksimal për zgjedhjet e 5 Nëntorit.

Në kontekst të kësaj, sytë dhe veshët e botës, janë të përqëndruara kah Uashingtoni, gjegjësisht në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Makolli shton faktin që asnjë shtet nuk duhet të mbajë anen e asnjërit kandidat për President duke vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Kurti.

Asnjë shtet në botë, zakonisht nuk mbanë anen e asnjënit nga kandidatët për President, andaj ishte gabim i madh, kur në zgjedhjet paraprake, qeveria jonë, mori anën e njërit nga kandidatët. Kësaj radhe, Kryeministri jonë është treguar i matur dhe në frymën e demokracisë, duke u përmbajtur nga animi i njërit nga dy kandidatët.

Në demokracinë amerikane, individi në këtë rast Presidenti, e aplikon politikën dhe interesin e shtetit, asesi tjetër politikë apo qëndrim. SHBA-t janë nuni i pavarësisë së Kosovës andaj në këtë drejtim, për Kosovën, është njësoj se cili kandidat do të fitojë”, përfundoi Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat