Analisti politik dhe profesori Sulejman Mehazi, thotë se, pika kyçe e dialogut me Serbinë nga BE-ja dhe SHBA-të është krijimi i Asociacionit të pakicës serbe në Kosovë.
Ky sipas tij është kushti kryesor i dialogut, duke shtuar se me siguri se do të bëhet, por varet prej formës juridike se çfarë lloji statusi do ketë, brenda kushtetutës së Kosovës, apo jashtë kushtetutës së Kosovës.
“Nëse gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë fiton LVV-ja e Albin Kurtit, atëherë sovraniteti i Kosovës do jetë i plotë dhe i mbrojtur fuqishëm në çdo cep të vendit, po nëse gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit fitojnë partitë opozitare të cilët në zemër, mendje e shpirt e kanë pasurinë e jo mbrojtjen e Republikës së Kosovës, atëherë pa farë dyshimi mund të themi se sovraniteti i Kosovës do rrezikohet rëndë me llojin e asociacioneve juridike e operative serbe të Vuçiqit”, thotë ai.
Ai shton se, nëse partitë opozitare pajtoheshin me Vuçiqin për shkëmbim territores, tash do të pajtoheshin edhe për Asociacionin.
“Nëse partitë opozitare Prontot, pajtoheshin me Vuçiqin për shkëmbime territoresh, pse mos të pajtohen me asociacionet serbe brenda Kosovës, të cilët vetë Prontot në krye me, Isa Mustafën, nënshkruan asociacionet serbe duke ia falur Vuçiqit më 2015 këtë lloj të asociacioneve të mini-republikës serbe në Kosovë”, thekson ai.
Profesori pohon se, nëse Haradinaj ia fali Malit të Zi Çakorrin dhe Zhlebin, ai shumë me vullnet ia fal mikut të tij Radoiçiqit asociacionet serbe jashtë kushtetutës së Kosovës.
“Qartë, nëse fiton Kurti, Kosova do jetë stabile dhe e mbrojtur nga Serbia, rreziku i Kosovës mund të vijë nga fitorja e partive opozitare LDK, PDK dhe AAK”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.