“Faleminderit të gjithëve, kjo është e mrekullueshme. Kjo është një lëvizje që askush nuk e ka parë më parë. Kjo është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Nuk ka pasur kurrë një lëvizje si kjo në Amerikë. Dhe tani do të arrijë një nivel të ri. Ne do të shërojmë Amerikën”, këto janë fjalët e Donald Trump pas fitores së zgjedhjeve presidenciale.
Trump i cili ka shpallur fitoren e tij, tashmë do të bëhet president i 47-të i Amerikës.
Në fjalimin e tij falenderues, ai ka thënë se do ta rregullojë vendin dhe do të luftojë për familjet dhe të ardhmen.
“Ne do të rregullojmë çdo gjë në vendin tonë për mbështetjen e tyre. Unë do të luftoj për ju, familjet tuaja, të ardhmen tuaj. Nuk do të ndalem derisa të sjellim një Amerikë të fortë dhe të begatë. Kjo do të jetë një epokë e artë për Amerikën. Ne do t’ju bëjmë krenarë dhe të lumtur. Unë dua që një ditë të shikoni prapa dhe të jeni krenarë që keni votuar për këtë grup njerëzish pas meje”, është shprehur Trump.
Një pjesë e fjalimit të tij ai ia kushtoi iu miliarderit të teknologjisë, për të cilin Trump tha se ishte “një djalë i mrekullueshëm”
Trump duket se sugjeroi Robert F Kennedy Jr – ish-kandidati i pavarur presidencial, i cili ka një histori të mbështetjes së teorive të pabaza të konspiracionit rreth vaksinave – do të ketë një rol në lidhje me kujdesin shëndetësor në administratën e tij. Kennedy u tërhoq nga gara në gusht për të mbështetur Trumpin
Trump ka deklaruar tani se ai do të “ndalojë luftërat”.
Duke iu referuar presidencës së tij të mëparshme, ai pohon: “Nuk kemi pasur luftëra, për katër vjet nuk kemi pasur luftëra, përveçse kemi mundur ISIS-in”.
“Ne mposhtim ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftëra”, ka thënë Trump.
“Ata thanë ai do të fillojë një luftë”. Unë nuk do të filloj një luftë, do t’i ndaloj luftërat”, shtoi ai.
Trumpi e përmendi pak vrasjen në tentativë që u bë ndaj tij në korrik, kur një plumb ia rroku veshin në një tubim.
Ai tha para turmës se “u shpëtua për një arsye”, siç kishte thënë disa herë gjatë fushatës.
Gjersa, urimet për Trump tashmë janë të shumta si nga vendet e botës, ashtu edhe nga rajoni, analisti politik Sadri Ramabaja rizgjedhjen e tij president e konsideron si fund të demokracisë liberale.
Në një prononcim për gazetën "Bota sot", Ramabaja thotë se bota sot futet në autostradën e pasigurisë totale.
“Fundi i demokracisë liberale. E bashkë me këtë fund të pa lavdishëm, fillon epoka e fashizmit modern tokë në rendin e ri botëror. Instalimi i fashizmit gjerman përmes zgjedhjeve kishte fituar në vitin 1933, por ai do të bëhej shkas për fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Bota që sot futet në autostradën e pasigurisë totale. Në Evropë pason rigrupimi i aleancave të reja dhe forcimi i rolit të shtetit-komb. Në këtë hulli hyjmë edhe ne. Beteja për mbijetesë do të jetë shënjuesi i viteve pasuese”, shprehet Ramabaja.
Ai ka kërkuar që Republikat të marrin vendime urgjente që do të rezultonin me krijimin e federatës shqiptare, gjersa ka shtuar se duhet rizgjedhur përsëri Albin Kurti, kjo për shkak se Republika ka nevojë për lider të fortë.
“Që të ruajmë integritetin territorial dhe të ardhmen si Komb, dy republikat tona duhet të marrin vendime urgjente që do të rezultonin me krijimin e Federatës Shqiptare. Për këtë arsye zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 marrin karakter plebishitar. Kosova duhet ta konfirmojë maturimin e saj politik duke rizgjedhur Albin Kurtin në pozicionin e tij aktual dhe duke i dhënë fuqi edhe më stabile qeverisjes për mandatin e ri. Republika ka nevojë për lider të forte”, shton analisti.