Pas fitores së Donald Trump, president i SHBA-së, analisti Driton Tali ka thënë se miqlsia e Kosovës me SHBA-në është përtej individëve.
Ai thotë se kishte dëshirë të fitonte Kamala Harris sepse do të ishte presidentja e parë grua në SHBA.
“Unë isha për znj Harris sepse doja të shihja gruan e parë Presidente në Shtëpinë e Bardhë, plus "jo të bardhë".
Mos të harrojmë se në zgjedhjet e vitit 1996, për shkak të marrëdhënieve kordiale që i patëm ndërtuar me senatorin Bob Dol, shumica nga në ishim për te e jo për presidentin Klintonin. Dhe pastaj e dijmë se çfar na ndodhi me presidentin Klinton.
Prandaj unë nuk kam asnjëfar dyshimi në marrëdhëniet tona me SHBA'në”, thotë ai.
Ai nuk beson se presidenti Trump do të bëjë diçka që do ta dëmtonte "vijën moderne të Teodosit", e cila siç e dijmë është në Merdare.
“Nuk besoj që presidenti Tramp (apo kushdoqoftë) që do të bëjë diçka që do ta dëmtonte "Vijën moderne të Teodosit", e cila siç e dijmë është në Merdare.
Ndonëse jam shumë kurioz ta shoh se si do ta zgjidhi agresionin rus në Ukrainë, dhe gjejë paqen në Lindjen e Mesme!?”, thekson ai.