Halil Geci me akuza për ‘tradhtarët’ që fshihen pas UÇK-së!

Politika

Halil Geci me akuza për ‘tradhtarët’ që fshihen pas UÇK-së!

Nga: N. Sh. Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 19:17
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se, shqiptarët e duan atdheun e tyre, po aq sa edhe Evropën, mirëpo Evropa ka “pjellë” dhe ka financuar tradhtarë servilë për ta tjetërsuar këtë vend.

Ai thotë se, “disa nga të ashtuquajtur “atdhetarë” të Kosovës, të ardhur dhe të maskuar prapa tri shkronjave UÇK, që shiteshin si çlirimtarë, e kanë pickuar dhe e kanë helmuar  për vdekje këtë vend, ashtu siç helmon gjarpri “kobra””.

Geci lutet që Zoti të na drejton në rrugë të mbarë.

“Sot politika shqiptare si edhe ajo më hershmja, u nda haptazi në dysh, si në kohën e Konicës në shqiptarë të ndershëm, që pa u trembur po e mbajnë anën kombëtare dhe në ata zuzarë e shpirtshitur që për pakëz pushtet, i “kërcejnë” edhe nënës së vet!”

“Kjo po ndodh gjithmonë nëpër histori kur shqiptarët ende po ecnin nëpër tehun e shpatës dhe gjithmonë gjenden tradhtarë dhe bashkëpuntorë që shiten për para, ose edhe për pushtet, si dikur Enver Hoxha dhe Edi Rama sot, në bashkëpunim me nipërit e sllavëve, si lloji i Polarit si dhe të tërbuarit për pushtet që vijnë nga familjet hiçe, ata që s’e kanë dhënë as edhe një pikë gjaku për atdheun, dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve nëpër shekuj e dekada, bashkë me bij k*** që po e mbajnë anën tjetër të llojit të “kosovska Devojkës”, - alias Vlora Çitakut! Se kush do të na shpëtojë nga këta faqezinj nuk e di, vetëm një gjë e di! Nëse Amerika nuk ua tregon vendin siç ia ka treguar Hashimit, Kosova dhe shqiptarët janë të fundosur përfundimisht”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat