Avokati shqiptar ‘godet’ me deklaratën për fitoren e Trumpit: Nuk do të cenohet territori i Kosovës – Kurti e Osmani nuk do të bëjnë…!

Politika

Avokati shqiptar ‘godet’ me deklaratën për fitoren e Trumpit: Nuk do të cenohet territori i Kosovës – Kurti e Osmani nuk do të bëjnë…!

Nga: A.M. Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 18:06
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi fitoren e Donald Trumpit dhe ndikimin e saj në politikën ndaj Kosovës.

Ai ardhjen e Trumpit nuk e sheh diçka negative për Kosovën, derisa tha se nuk mund të i ndodhë asgjë vendit tonë.

Në këtë pikë, nënvizoi faktin se Kosova është çliruar edhe me forcën e NATO –s.

“Unë nuk e shoh ardhjen e Trump si president në Shtëpinë e Bardhë me një sy pesimist në lidhje me shtetin e pavarur që quhet Republika e Kosovës.

Asgjë nuk mund t'i ndodhë Kosovës.

Kosova e ka fituar pavarësinë e saj me luftë heroike dhe me të rënët e saj si dëshmorë heroikë.

Kosovës, nëse i cenohen kufijtë e saj etnikë që shqiptarët i kanë fituar me luftë çlirimtare kundër pushtuesit, sigurisht që në këtë rast shqiptarëve i lind drejta e tyre të mbrohen me çdo mjet.

Dhe mos harroni që Kosova është çliruar edhe me forcën e NATO -s, e cila ka bombarduar Beogradin për t'i dhënë pavarësinë Kosovës”, tha avokati shqiptar.

Po ashtu, tha se siguria e shtetit tonë është e garantuar, pasi në pushtet janë Kurti dhe Osmani, ku që të dy kanë dëhsmuar se janë shqiptarë me garanci të lartë patriotike.

“Në të njëjtën kohë, më duhet të theksoj se siguria e Kosovës është e garantuar edhe sepse, të dy liderët e saj, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, jam i sigurt qe nuk bëjnë asnjë lëshim, ngaqë është e provuar se ata janë shqiptarë me garanci të lartë patriotike.

Por, është edhe parlamenti i Kosovës si shtet i pavarur, që nuk mund të votojë asnjë cenim të territorit aktual të shtetit të Kosovës.

Kurse, analistët që shprehin dyshime në këtë drejtim ose janë të trembur pa sens logjoko-politik, ose janë të paguar nga Beogradi”.

Ndër të tjera, avokati shqiptar theksoi se nuk duhet të ketë shqetësime për Trump, pasi sa ishte në pushtet i ka dhënë Kosovës ndihmë të madhe.

“Presidenti Trump ka qenë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe në katërvjetshin 2017 - 2021 dhe vetëm ndihmë i ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky është fakt historik tani.

Dhe, ndërkohë, gjithkush e di që shqiptarët, përballë çdo agresioni të Serbisë, janë të bashkuar dhe të armatosur.

Pse, Serbia dhe analistët mediokër antishqiptarë, e kanë harruar Banjskën?!

Asgjë nuk mund t'i ndodhë Kosovës, se sot Kosova ka në krye një lidership politik patriotik dhe një parlament që e përkrah i vendosur pavarësinë territoriale të shtetit të pavarur të Kosovës”, pëmbylli Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat